

Klinikat sigurojnë po ashtu pacienteve të tyre konfindencialitet të plotë lidhur me ndërhyrjen kirurgjikale. E rikthimi i virgjërisë është një ndërhyrje e cila mund të zgjatë 20 deri 30 minuta dhe kryhet me anestezion lokal. Çmimi varion prej 250 deri 300 euro, edhe për shkak të klinikës që femrat zgjedhin por dhe për faktin se ekzistojnë dy lloje të himenoplastikës, e para është afatshkurta kur himeni (cipa) korrigjohet për një periudhë të shkurtër kohore (disa javë) dhe e dyta kur bëhet rikonstruktimi i himenit për një periudhë të gjatë kohore.
“Këtë lloj operacioni vajzat mund ta bëjnë në klinika të ndryshme, por se në Gjakovë, doktorët atje, e kryejnë më shumë këtë lloj ndërhyrje”, thotë një gjinekolog për lajmi.net. Ky korrigjim mund të vërehet vetëm nga mjeku specialist, por jo edhe nga personat që nuk kanë njohuri nga fusha në fjalë. Pra partneri e ka thuajse të pamundur t’a vërejë se partnerja e tij nuk ka pasur virgjëri nayrale. (lajmi.net)

















