Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja qarqet ku sot pasdite do të ketë reshje intensive!

Ja qarqet ku sot pasdite do të ketë reshje intensive!
Reshjet e shiut nuk do të ndalen këtë fundjavë sipas IGJEUM. Do të jenë intensive në qarqet Shkodër, Kukës dhe Vlorë ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta por lokalisht mesatare në shumicën e tyre..

Ndërkohë reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në qarqet Shkodër, Kukës dhe Vlorë pasdite vonë.

Nesër (e diel, dt.10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 13 / 19 °C

në vendet e ulëta: 12 / 19 °C

në vendet malore: 7 / 14 °C

15-ditëshi i parë i muajit nëntor paraqitet i paqëndrueshëm dhe me vransira në territorin shqiptar. / I.M-Dritare.net