Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja pse kurrë nuk duhet të porosisni kafe apo çaj, në avion!

Ja pse kurrë nuk duhet të porosisni kafe apo çaj, në
Të gjithëve na ka ndodhur që në fluturime të gjata me avion, të porosisim një kafe në bord, në mënyrë që të marrim sado pak veten nga lodhja.

Por, kamarierët e avionëve, sugjerojnë se ju kurrë nuk duhet të porosisni kafe apo çaj, në fluturime.

Por çfarë nuk shkon më kafen dhe çajin, është pyetja juaj? Këtë jua tregon dritare.net më poshtë.

Në dallim nga pijet në shishe ose të konservuara, kafeja dhe çaji vijnë nga uji i rubinetit. Kamarierët e fluturimeve thonë se ata kurrë nuk e dinë se kur mund të ketë qenë hera e fundit që depozita e ujit është pastruar.

Pra, uji është me baktere të rrezikshme  të cilat mund t’ju sëmurin. Ndaj ju këshillojmë për të mirën e shëndetit tuaj, mos porosisni kafe apo çaj./E.B-dritare.net