
Ja pse Ibrahimoviç nuk hyri në historinë e Europianit!
E Hënë 13 Qershor 2016, 22:10
Dritare.net

Zlatan Ibrahimovic ka lëshuar një rast të mirë për të hyrë në histori të Evropianit
Sulmuesi i Suesisë, Zlatan Ibrahimovic nuk ka arritur të shënoi gol në ndeshjen kundër Irlandës, me çka do të hynte në histori të Kampionatit Evropian.
Nëse Ibra do të shënonte, atëherë ai do të bëhej lojtari i parë në histori që do të shënonte në katër kampionate radhazi. Ai ka ende mundësi që ta bëjë këtë edhe në dy ndeshje, por rrezikon të mos jetë i pari, pasi nëse Ronaldo shënon në ndeshjen kundër Islandës, atëherë këtë rekord do ta mbajë portugezi.

















