Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja objekti juaj fatsjellës sipas shenjës astrologjike

Ja objekti juaj fatsjellës sipas shenjës astrologjike
Keni nevojë për më shumë fat këto kohë? Mos zgjidhni çdo lloj objekti fatsjellës sepse ai duhet t'iu përshtatet. Sipas shenjës tuaj të horoskopit zbuloni të duhurin.

Dashi: Një degë luleje zambak lugine

Të gëzuar dhe spontanë, pranvera është stina që përfaqëson më mirë personalitetin e dashëve. Për këtë arsye një degë nga zambaku i luginave do jetë fatsjellësi për personat e kësaj shenje.

Demi: Tërfili me katër fletë

Demat janë shumë të afërt me natyrën dhe tokën kështu që nuk është çudi që fat më shumë t'iu sjellë tërfili me katër fletë.

Binjakët: Numrat e fatit

Të dashuruar pas matematikës apo thjesht pas shifrave, binjakët nuk duhet ta kërkojnë larg vetes objektin e tyre fatsjellës. Ai mund të jetë një nga numrat e ditëlindjes.

Gaforrja: Maneki Neko

Gaforret janë disi fëmijënorë. Atyre ju pëlqejnë lojërat, përkëdheljet dhe ledhatimet. Për këtë arsye macja fatsjellëse japoneze është më perfektja për ta.

Luani: Ametisti

Luanët adhurojnë luksin dhe çdo gjë që shkëlqen. Një bizhuteri me gurin e cmuar ametist është ideali për ta dhe ai do ju sjellë fat me shumicë.

Virgjëresha: Bambuja

Mjaft të shqetësuar, virgjëreshave do ju duhet nja fatsjellës që t'i qetësojë dhe t'iu sjellë shumë fat. Bambuja e fatit është objekti që duhet të mbajnë në shtëpi. Kjo bime do i qetësojë përherë.

Peshorja: Nusepashka 

Peshoret i pëlqejnë shumë kafshët dhe çdo gjë që është e bukur. Nusepashka është ajo që do iu sjellë gjithmonë fat.

Akrepi: Hajmalia ose një tatuazh

Akrepat ju kushtojnë shumë rëndësi simboleve dhe nuk i bëjnë asnjëherë gjërat përgjysmë. Bërja tatuazh e një fatsjellësi nuk e tremb aspak, përkundrazi e bën të ndihet me më shumë besim. Edhe mbajtja e ndonjë hajmalie do ju sjellë fat.

Shigjetari: Patkoi i kalit

Gjysmë njeri e gjysme kalë shigjetarëve më shumë fat do iu sjellë patkoi që duhet ta mbajnë të varur në një kënd të shtëpisë. Ai do i mbrojë edhe nga ndikimet e këqija.

Bricjapi: Monedha

Për të pasur më shumë fat bricjapët duhet të shpojnë një monedhë dhe ta mbajnë të varur në qafë.

Ujori: Ankh

Ujorët janë udhëtarë të dashuruar. Asgjë nuk ju pëlqen më shumë sesa zbulimi i kulturave të reja prandaj si fatsjellës do ju duket diçka që ngjan e huaj dhe e largët. Një kryq jete egjiptian apo një ankh do ishin idealët.

Peshqit: Një xhufkë marinari

Peshqit janë shumë të lidhur me detin, kështu që nuk është çudi që edhe objekti fatsjellës të lidhet me një besim të lashtë që thoshte se xhufka e kapelës së marinarit sjell fat.