
Ja ëmbëlsira që mund të përgatisni, sot që bie shi!
E Diel 2 Qershor 2019, 11:11
Dritare.net

Përbërësit:
- 700 gr biskota të bluara
- 500 ml qumësht
- 250 gr margarinë
- 5 lugë gjelle kakao
- 200 gr kokos
- 5 lugë gjelle sheqer
Përgatitja:
Së pari 700 gr keksa i vëmë në një enë të thellë dhe në të vendosim 5 lug kako dhe 5 lug sheqer i përziejmë.
Pastaj margarinën (gjalpin) e shkrijmë së bashku me 500ml qumësht dhe këtë masë e vendosim mbi keksat e bluara, i përziejmë derisa të bashkohet masa (sipas dëshirës masës mund t’i hedhim edhe arra të bluara).
Pastaj i marrim keksat dhe i bëjmë në formë të rrumbullakët dhe i lyejmë me kokos të gjitha me radhë. Vendosen në tepsi dhe lihen të qëndrojnë rreth një ore që të forcohen pak. Ju bëftë mirë!/E.B-dritare.net

















