Ja disa arsye pse nuk duhet të emigrosh në Kanada!
Dritare.net
Pati një periudhë para disa vjetësh kur shqiptarët i hynë me kokë aplikimit për të emigruar në Kanada. Kështu edhe vëllai i një shoqes sime. Ç’nuk u punonte truri prindërve të tij që t’ia mbushnin mendjen të birit, djalit të vetëm, të mos ikte, por ai vazhdonte me të tijën. Dhe në fund, diskutimi mes tyre rreth anëve të mira e të këqija të emigrimit në atë vend të largët mbyllej me komentin retorik të prindërve “Po moti, mor Arian, po motiiii!”.
Ah, aty Ariani ngecte. Ç’të thoshte! Për muaj me radhë Kanadanë e mbulon bora dhe akulli. Po dhe Amerika që ai e nxirrte herë pas here si një opsion alternativ, o përmbytet nga shiu, o shkrumbohet nga zjarri, o shkatërrohet nga cunami, nuk ishte aspak më bindëse.
Dhe kështu Ariani mbeti këtu, por mendja i rri atje e foto më të shumta që poston në rrjetet sociale, ku është mjaft aktiv, duken si prova që vazhdon të gërmojë për t’i thënë vetes se ka marrë vendimin e duhur. Ja disa nga fotot e tij në Facebook. Mund t’i përdorni edhe ju nëse doni që të dashurit tuaj të mos ikin aq larg. Kushedi, ju dëgjojnë./dritare.net