
Ja cilat ushqime duhet t'i lani dhe cilat jo!
Dritare.net

Ushqimet që nuk duhen larë
Mishi i pulës
Pula që në momentin kur e blini në treg ka shumë baktere të pranishme. Kur ju e lani, këto baktere do të futen në të gjithë mishin e pulës nëpërmjet ujit, prandaj është më mirë të mos e lani. Kur pula të jetë duke u zier, do të shkatërrojë vetë bakteret e pranishme në të nga temperaturat e larta.
Vezët
Vezët e përpunuara zakonisht mbështillen nga një shtresë e mineralit vajor. Në mënyrë që të krijojë një mburojë kundër baktereve. Nëse ju i lani vezët dhe nuk i gatuani direkt, atëherë ata do preken nga bakteret, prandaj s’duhen larë.
Mishin
Njëjtë si pula, edhe mishi i viçit, derrit etj ,nuk duhet larë. Mënyra më e mirë për të trajtuar mikrobet është temperatura e lartë. Përdorni peceta për të fshirë lëngun, pasi lëngu përmban baktere të dëmshme, informon dritare.net.
Makaronat
Në botën e kuzhinës, është mëkat të lash makaronat para se t’i gatuash. Kur lahen ju largoni shtresën e niseshtesë, e cila është e domosdoshme për thithjen e salcës. Pas valimit, makaronat mund t’i lani.
Kërpudhat
Kërpudhat kanë aftësi të mëdha absorbuese. Ata humbin elasticitetin ku janë të zhytura në ujë. Mënyra ideale e pastrimit të tyre është t’i lani me pak ujë dhe t’i lini të thahen para gatimit.
Ushqimet që duhen larë
Ushqimet e konservuara
Lani kapakun para se t’i hapni në mënyrë që asnjë lloj mikrobi të mos hyjë brenda.
Fruta dhe perime me lëkurë të ngrënshme
Edhe pse frutat dhe perimet janë të shndritshme nga jashtë, nuk do të thotë që janë të pastra. Gjithmonë lajini ata para se t’i konsumoni.
Fruta perimet me lëkurë të pangrënshme
Edhe pse mbrohen nga një shtresë e trashë, gjithmonë është e këshillueshme t’i lani ato. Bakteret gjithmonë arrijë të krijojnë kontakt më brendësinë e frutit. Është shumë mirë të lash shalqirin, bananen dhe ushqime të tjera të tilla.
Frutat e thata
Frutat e thata janë më të pista nga të gjitha ushqimet që konsumoni. Njerëzit nuk i lajnë, sepse mendojnë se iu largojnë aromën, por është mirë që t’i lani. Lërini disa orë në ujë para se t’i hani.
Arra
Arrat kanë një acid që lufton bakteret dhe mikrobet. Ky lloj acidi është i rrezikshëm për shëndetin e njeriut nëse konsumoni tepër arra. Lani arrat për të qenë të sigurt./E.B-dritare.net

















