Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja 5 lëngje frutash, që shkrijnë gurët në veshka!

Ja 5 lëngje frutash, që shkrijnë gurët në veshka!
Lëngjet e frutave janë një aleat natyral që ndihmojnë trupin tonë të pastrohet nga toksinat, luftojnë infeksionet dhe ndihmojnë në shkrirjen e gurëve në veshka.

Veshkat luajnë një rol bazë në trupin tonë: kryejnë pastrimin e gjakut dhe shkarkojnë lëndët e panevojshme nëpërmjet funksionit urinar. Shkaqet e formimit të gurëve mund të jenë nga më të ndryshmet dhe më shpesh lidhen me kequshqyerjen ose me mungesa specifike në organizëm.

Këto probleme pothuajse vijnë si rrjedhim i mosfunksionimit të mirë të veshkave dhe si rezultat trupi ndesh vështirësi në shkarkimin e këtyre toksinave, të cilat përthithen në brendësi të tyre, duke u kristalizuar për t’u kthyer më pas në gurë që shkaktojnë dhimbje kur fillojnë të bllokojnë kanalet urinare.

Në treg qarkullojnë mjekime të shumta të cilat mund t’i japin një zgjidhje largimit të gurëve, por ndërkohë disa nga këto mjekime kanë efekte anësore dhe mund të mos sjellin efektin e dëshiruar.

Për fat të mirë ekzistojnë rrugë të tjera trajtimi natyral, që çojnë tek thyerja dhe shkrirja, dhe parandalimi e formimi i gurëve. Dritare.net ka sjellë për ju, 5 receta lëngjesh frutash që ndihmojnë në shkrirjen e gurëve në veshka.

Lëng me qitro dhe aloe vera

Përbërësit:

xhel aloe vera

gjysmë gote lëng qitroje (100 ml)

2 lugë supe mjaltë (50gr)

Përgatitja:

Përzieni në një mikser xhelin e aloe verës, me lëngun e qitros. Në fund hidhni edhe mjaltin.

Lëng me mango, portokall dhe qitro

Ky lëng ka gati fuqi çudibërëse në pastrimin e toksinave nga trupi. Këshillohet të pihen çdo ditë nga dy gota, pasi të keni krijuar një përzierje të barabartë të frutave në mikser. Lëng me karotë, mollë, portokall dhe trangull.

Përbërësit:

4 karota

2 mollë

2 thelpinj hudhre

1 trangull

1 portokall

Përgatitja:

Pasi t’i lani mirë të gjithë përbërësit, pastrojini nga lëkura dhe futini në mikser duke i shtuar edhe pak ujë. Këshillohet të konsumohet një gotë në mëngjes për të pasur rezultate më të mira, informon dritare.net

Lëng me thana

Ky lëng është shumë i pasur me antitoksina dhe baktere që ndihmojnë në pastrimin e veshkave. Gjithashtu, lufton infeksionet në rrugët urinare dhe gurët në veshka.

Përbërësit:

1 gotë lëng thanash (250ml)

gjysmë gote uji (125ml)

1 lugë gjelle lëng limoni (15ml)

Përzieni të tre përbërësit dhe pini një gotë lëngu çdo ditë. Për rezultate më të mira, duhet të shoqërohet me konsum më të shpeshtë uji.

Lëng ananasi

Ndihmon në pastrimin e veshkave, shkarkimin e ujërave dhe parandalimin e gurëve.

Përveç konsumit të lëngut natyral të ananasit, këshillohet edhe kjo recetë:

1 ananas, prerë në feta

1 gotë qumësht orizi

Përziejini dy përbërësit në mikser derisa të bëhet kremoze, por mund të shtoni edhe pak ujë, nëse dëshironi.

Konsumi i këtyre lëngjeve në mënyrë konstante ndihmon në parandalimin e shumë problemeve në shëndetin tonë. Shtojini ato në dietën tuaj dhe do të filloni të ndieni shpejt anët pozitive të këtij trajtimi./Përshtati: Kadrije Çako/ dritare.net