Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Itali/ Arrestohen babë e bir, kultivonin drogë brenda një vile

Itali/ Arrestohen babë e bir, kultivonin drogë brenda një vile
Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë në Palermo, të cilët kultivonin drogë në një serë të improvizuar brenda një vile të vjetër në periferi të qytetit jugor.

Shqiptarët e arrestuar janë M.B, 48­ vjeç dhe S.B, 26­ vjeç, babë e bir, të dy rezidentë në Palermo. Sipas mediave italiane, sasia totale e drogës së sekuestruar arrin rreth 50 kilogramë dhe nëse ajo shitej në treg do të siguronte për shqiptarët 250 mijë euro.

Siç shihet edhe në videon e publikuar nga mediat, ata kishin ndërtuar një dhomë të ndriçuar dhe me sistem ajrimi, që i mundësonte kushtet e nevojshme për kultivimin e drogës. Babë e bir dy ndodhen në burgun e Palermos në pritje të vendimit të gjykatës.