Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ishte 89 kilogram, Rudina Dembacaj tregon dietën magjike

Ishte 89 kilogram, Rudina Dembacaj tregon dietën magjike
Aktorja e humorit dhe moderatorja Rudina Dembacaj përpara se të behej e njohur ka qenë plotë 89 kilogram dhe vuante nga mbipesha.

Por, Rudina e zbuloi “dietën magjike” dhe për herë të parë për të ka folur në “Top Channel” dhe “Xing me Ermalin”.

“Kur isha studente në Shkodër, peshoja 89 kile. Shoqet më thoshin që duhej të dobësohesha, motra po ashtu. Nuk u konsultova me dietologë, u kujdesa për veten time. Fillova të lexoja për karbohidratet dhe proteinat, sepse bëhesh vetë doktor i vetes. Mua më pëlqente dhe alkooli atëherë. Ulesha me xhaxhain dhe pija raki”, citohet të jetë shprehur ajo në një intervistë për “Top Channel”.

Ajo e kishte vërejtur menjëherë ndryshimin dhe për 3 vite kishte humbur 35 kilogram.

“Për dy muaj nuk i kisha thënë askujt se po mbaj dietë. Këtë gjë ia besova vetes dhe rashë 35 kile për tre vite. Njerëzit surprizoheshin. Kishte njerëz që u vinte dhe keq për mua”,-tregon Dembacaj.

“Hoqa dorë nga ushqimet e gatshme. Mami më mësoi që çdo fundjavë ta përgatisja vetë ushqimin. Bëja shpenzimet e javës me fruta dhe perime dhe i lija gjysmë të gatshme. Konsumoja supa nga më të ndryshmet dhe super sallata. Dreka ishte krejtësisht normale, me perime të larmishme. Nuk e njihja më parë avokadon, por zbulova se ishte një prej frutave më të shëndetshme. Eliminova çdo lloj pije me gaz dhe alkoolike, si dhe kripën e tepërt (mua më pëlqejnë shumë turshitë, por edhe kripa e tepërt është si sheqeri). Bëra ca truke të vogla, por nuk lashë asgjë jashtë dietës. Sekreti për rezultatin është zvogëlimi i porcioneve. Edhe palestra ka luajtur një rol të rëndësishëm. 3 herë në javë, dy orë. Dhe në fund të të gjitha veglave, ushtrime kardio. Vetëm pas tre muajsh, pata një rezultat befasues”-ka shtuar ajo./ I.M-Dritare.net