Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ishin njohur në Instagram, i riu përdhunon 16-vjeçaren në Durrës!

Ishin njohur në Instagram, i riu përdhunon 16-vjeçaren në
Një 16-vjeçare ka kallëzuar në polici se është përdhunuar nga një 18-vjeçar në Durrës, ditën e djeshme. Ndërsa gjimnazistja do t'i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, janë mësuar detaje të reja nga ngjarja.

Mësohet se dy adoleshentët ishin njohur në Instagram dhe të dielën kishin lënë të takoheshin në kafe. Pasi kishin pirë kafe bashkë në zonën e plazhit, djali i kishte kërkuar të shkonin në një vend tjetër, për të kryer marrëdhënie seksuale. Vajza e kishte refuzuar dhe  për arsye dhe rrethana që pritet të sqarohen, ajo ka kallëzuar në Komisariat se është përdhunuar.

“Nga Specialistët për hetimin e krimeve në stacionin e Policisë Plazh,arrestuan në flagrancë shtetasin: D.M.,18 vjeç,banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 16 vjeçare”, thuhej në informacionin paraprak të policisë së Durrësit./E.B-dritare.net