
Ish-ministri tregon si u largua nga PS: Kërkova kufizim të disa personave, do rikthehem
Dritare.net

“Nuk jam servilosur kurrë dhe kam kërkuar kufizim të rolit të disa personave në PS”, u shpreh ish-ministri i Financave.
“Kam bërë fushatë pozitive, kam mbështetur Ramën në kohën kur ishte kryebashkiak dhe do kthehem prap në politikë”, është shprehur Malaj.
“Është rritur arroganca e qeverisjes ndaj shqiptarëve. Rritja e arrogancës fillon nga Bashkia e Tiranës. Kam kundërshtuar moslejimin e shitësve në rrugë. Ne qeverisim me gjoba, jo me zemër. Të matësh suksesin e financave, më e thjeshta. Niveli politik merr votën për të bërë reforma. Jam i shqetësuar për financat e vendit. Kriza aktuale, rrezik shumë i madh, financat në risk. Ka probleme të mëdha të ‘qeverisjes me kompjuter’. I gatshëm të përballem me Veliajn. Nuk kthehem në politikë nëpërmjet kësaj PS-je. PS e vërtetë janë njerëzit e thjeshtë, jo ato që vodhën pushtetin”- tha Arben Malaj./ E. K.- Dritare.net

















