Jeremi Meeks padyshim është një nga ish të burgosurit më të famshëm në botë. Fotot e tij gjatë kohës që ai ndodhej në burg bënë xhiron e botës, duke e shpallur jo vetëm të burgosurin më të bukur, por edhe duke i premtuar një të ardhme të mirë lirimit të tij. Dhe pikërisht kështu ndodhi, ai i ra në sy dizenjuesve më me emër në fushën e modës dhe sot ai është jo vetëm një model mjaft i kërkuar por edhe mjaft i pëlqyer nga femrat. Jeremy ishte pjesëmarrës edhe në festivalin e filmit në Kanë, ku u fotografua jo vetëm me Albana Osmanin por edhe me modelin e famshëm shqiptar Rolando Lekaj. Siç duket nga fotoja ai së bashku me Rolandon po bëjnë shqiponjën.