Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Luanit për muajin gusht 2025 nga Christine Haas

Horoskopi i Luanit për muajin gusht 2025 nga Christine Haas

Këtë muaj do bëni të pamundurën që të shmangni konfliktet dhe debatet. Qetësia për ju do jetë si ajri dhe vetëm ajo do ju bëjë të ndiheni mirë. Nëse jeni në një lidhje, javët e para do merreni me riorganizimin e gjendjes në të cilën ndodheni dhe do i zgjidhni edhe mosmarrëveshjet e vogla. Pas datës 16, dielli do shkëlqejë gjithë kohës dhe do e ngrohë atmosferën. Për ju beqarët mundësitë për takime do jenë të pafundme dhe do jetë i sigurt ndryshimi i statusit. Do lumturoheni mjaft kur të arrini ta bëni për vete atë që pëlqeni. Shëndeti nuk do jetë aspak i keq, përkundrazi do jeni në formë të shkëlqyer fizike dhe morale. Buxhetin do dini si ta menaxhoni dhe do ju arrijnë paratë edhe për shpenzime edhe për të blerë gjërat e nevojshme. Jeta profesionale do ketë edhe periudha të turbullta herë pas here. Do keni dyshime për hapat që duhet të hidhni, por në fund do ja dilni. /dritare.net