Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Altin Dumani i përgjigjet Erion Veliajt

Altin Dumani i përgjigjet Erion Veliajt

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, ka reaguar pas pyetjeve publike të drejtuara nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke theksuar se komunikimet duhet të bëhen vetëm brenda kuadrit ligjor.

“Nuk i përgjigjemi të pandehurve. Komunikimi bëhet vetëm në rrugë ligjore, kur ka pretendime konkrete apo kur avokatët paraqesin memo procedurale. Kjo është forma e vetme e parashikuar nga ligji,” deklaroi Dumani gjatë një takimi me gazetarët, pa kamera.

Ai konfirmoi gjithashtu se hetimet për çështjen “Veliaj” janë ende në vijim dhe se dosja është ndarë në një fraksion tjetër për të shqyrtuar fakte të tjera penale.

“Po hetohen disa drejtime të ndryshme në lidhje me këtë çështje,” shtoi kreu i SPAK./L.F-dritare.net