
Horoskopi i Demit për muajin gusht 2025 nga Christine Haas
Dritare.net
Këtë muaj do jeni më të përgjegjshëm dhe nuk do bëni asgjë të pamenduar mirë. Do merrni edhe vendime të rëndësishme që do ua ndryshojnë përgjithmonë të ardhmen. Nëse jeni në një lidhje do bëni të pamundurën që të qëndroni sa më pranë atij që dashuroni dhe do shmangin çdo lloj mosmarrëveshjeje. Nuk pritet të ndodhë asnjë problem. Ju beqarët do e keni shume të vështirë ta joshni dhe ta bëni për vetë atë që pëlqeni, prandaj deri javën e dytë çdo përpjekje do ikë më kot. Shëndeti nuk ka për të qenë shumë i mirë. Stresi dhe lodhja do shkaktojnë herë pas here probleme shëndetësore. Nuk do jeni aspak në gjendjen që keni ëndërruar. Financat do jenë të qëndrueshme edhe pse jo në gjendjen që keni ëndërruar deri më tani. Në pune do ju ndihmojnë disa kolegë dhe do arrini majat. Mund të merrni edhe një propozim të jashtëzakonshëm nga shefat. /dritare.net

















