
Ilir Mati ka një këshillë për gazetarinë e shalëve
Dritare.net

Gazetarja ka marrë në intervistë edhe komandantin e bazës i cili flet edhe ai për anën historike.
Por në lidhje me këtë emision gazetari Ilir Mati, një nga gazetarët më të mirë në Shqipëri që ka promovuar turizmin ka shkruar në facebook një këshillë falas për mënyrën e të bërit gazetarinë në Top Channel.
“Pashaliman do të thotë Liman i Mirë ( e jo Limani i Pashait). Ne Pashaliman nuk eshte gjetur asnje deshmi pranije vendqendrimi otoman. Akuatoriumi i Bazes eshte artificial. Ai eshte gerryer me drage dhe materiali i gryerjes eshte hedhur ne pjesen kenetore ne jug te postobllokut te KRAF -it.
Nr 105 i nendeteses relike, eshte nr i dale nga trillimi artistik i shkrimtarit IKadare (edhe varri Pashait po ashtu).
Baza nuk ishte Baze e Traktatit te Varshaves por Baze Detare e Rep Shqiperise.
Etj.
O koleg gazetare, studioni dokumenta ne Arkivin e Ushtrise, para se ti tregoni publikut per Bazen e Pashalimanit.
Komandanti i Bazes nuk eshte historian. Ate pyeteni per detyrat qe ka e si i kryen.
Sinqerisht, kolegu juaj Ilir Mati”-shkruan Mati./I.M-Dritare.net

















