Përfitimet shëndetësore që merrni nga lakra!

Për shekuj me rradhë lakra është konsideruar si një ilaç natyral tepër efektiv. Shumëllojshmëria e lakrës në treg arrin në më shumë se 100 lloje, të gjitha me veti të mëdha shëndetësore. Lakra është një burim i vërtetë vitaminash e molekulash antioksiduese, informon dritare.net.

Lakra mundet ta përmirësojë presionin e gjakut, të zbusë inflamacionin e zorrëve dhe proceseve të ndryshme të inflamacionit. Këto janë mënyrat në të cilat mund ta përdorni lakrën si ilaç natyral.

Nëse pini një gotë ose dy gota me lëng të freskët nga lakra e papërpunuar për çdo ditë mes shujtave, mund ta zgjidhni problemin me diarrenë ose me inflamacionin e zorrëve. Tri gota me lëng të freskët të lakrës në ditë janë ilaçi më i mirë për ulcerë në lukth, informon dritare.net.
Për shkak të sasisë së madhe të kripërave minerale, vitaminave dhe klorofilit, u rekomandohet personave anemikë që ta hanë të papërpunuar ose të përgatitur në avull, si dhe çdo ditë t’i pinë dy gota me lëng të shtrydhur.

LEXO DHE :  Çipa: Greqia nuk do të na pengojë për negociatat


Dhimbjet e kokës së shkaktuara nga dehja e një nate më parë mund të zbuten me pirjen e 2 deri në 4 decilitrave me lëng të lakrës turshi në stomak të zbrazët./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.