Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ikën një tjetër drejtor i LSI, qeveria shkarkon babain e Erisa Xhixhos

Ikën një tjetër drejtor i LSI, qeveria shkarkon babain e Erisa
Një tjetër zyrtar i LSI është shkarkuar nga detyra në institucionet shtetërore. Me propozim të kuvendit, Këshilli i Ministrave ka vendosur lirimin nga detyra të Piro Xhixho si anëtar, i caktuar kryetar, i Këshillit Drejtues të Autoritetit Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Piro Xhixho është babai i Erisa Xhixhos, një eksponente e lartë e LSI prej shumë vitesh, e cila ka mbajtur deri  në detyrën e zv.ministres së Intergrimit.

“Rama 2” ka qenë qeveria e cila ka propozuar  në Kuvendin e Shqipërisë që të shkarkojë nga detyra kreun e Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Vendimi për lirimin e Piro Xhixhos është marrë sot në mbledhjen e qeverisë, vendim i cili hynë menjëherë në fuqi dhe pritet të miratohet në seancën e ardhshme të kuvendit. /D.M-Dritare.net