I vetmi konflikt interesi tek Kushtetuesja, është shkarkimi i Ilir Metës

mero baze

Nga Mero Baze

Betejën e presidentit për të bllokuar formimin e Gjykatës Kushtetuese e tradhtojnë detajet e betejës së tij.

Presidenti duket se ka studiuar gjatë dhe ndoshta është lodhur shumë, të krijojë skema bllokimi, duke shpikur realitete ligjore që nuk janë detyrime dhe duke injoruar detyrime ligjore, siç është vakanca 30 ditore, që tashmë janë bërë realitet.

Fakti që presidenti është foksuar tek detaje të tilla të tipit, “duhet ta bënim me radhë”, “pasi emërova unë një, duhet të kishit emëruar dhe ju një”, janë detaje që tregojnë se ai ka qenë i fokusuar tek bllokimi përmes procedurave kalendarike.

Një tjetër detaj për të arritur tek njerëzit që dëshiron, ka qenë dhe dekretimi i parë i tij i Besnik Muçit, i cili, sipas gjithë gjasave, rrëzohet në Vetting dhe procedura duhet të rihapet, duke vonuar përsëri formimin e kuorumit të nevojshëm për Gjykatën.

Një tjetër detaj ku duket se është fokusuar, është dhe tek miratimi në bllok i Kuvendit i dy kandidaturave që i takojnë Kuvendit, pasi sipas tij, duhet të emëroheshin një nga një, sipas një radhe.

I gjithë ky përqëndrim energjish tek detaje se si të bllokohet formimi i Gjykatës Kushtetuese, tregon se në këtë proces ka vetëm një konflikt interesi, dhe ai është i lidhur me Presidentin.

Gjykata Kushtetuese po plotëson vendet e saj bosh, ndërkohë që është njoftuar zyrtarisht nisma e shumicës për të shkarkuar Presidentin. Shkarkimi i presidentit duhet të çertifikohet nga Gjykata Kushtetuese, që Ilir Meta po e bllokon të ringrihet.

Mjafton ky fakt që Presidenti të angazhohet, siç po bën, në një betejë të paprinciptë antikushtetuese, për të penguar me aq sa ka mundësi, jashtë çdo ligji, ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

LEXO DHE :  Rama me ekipin e Izraelit, inspektojnë dëmet e tërmetit në Durrës

Persiatjet e tij mbi radhën e votimit apo akoma dhe më keq, votimin e dy anëtarëve që i takojnë Kuvendit, janë thjesht përpjekje të tij, për të kalkuluar bllokimin e votimit të Kuvendit.

Ai do të vazhdojë dhe më tej duke mos pranuar që të zgjedhurit të betohen tek ai, ndërkohë që vetë hartuesit e reformës kanë prodhuar një anomali të pakuptimtë.

Kanë krijuar një mekanizëm çbllokues për rastin kur Presidenti çmendet dhe nuk dekreton anëtarin që i takon, siç ndodhi në këtë rast me Arta Vorpsin, pastaj e kanë lënë që e njëjta gjyqtare, e dalë nga mekanizmi çbllokues, të bëjë betimin para Presidentit.

Mekanizmi çbllokues, nënkupton që të mos ngelesh në dorë të një të çmenduri dhe jo të rikthehesh tek derë e tij.

Por sidoqoftë, sot mbasdite Shqipëria ka formalisht 5 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, një kuorum i nevojshëm që ajo të fillojë punë. Natyrisht do të vonojë dhe ca.

Ilir Meta do bllokojë betimin, Vettingu mund të rrëzojë kandidatin e tij të parë dhe procesi mund të marrë dhe një muaj ende, por nuk mund të ndalet.

Falë vëmendjes së madhe që Ilir Meta i ka kushtuar bllokimit të ngritjes së Gjykatës, SHBA, BE dhe gjithë vendet Perëndimore, janë rreshtuar kundër tij.

Është një përsëritje e skenës para 30 qershorit, por pa molotovë dhe hunj gardhi në duar./ Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.