Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

I ndërpreu fjalën, Rama: Çojeni të marrë shërbimin e shpejtë mjekësor!

I ndërpreu fjalën, Rama: Çojeni të marrë
Kryeministri  i vendit, Edi Rama ndërsa mori pjesë në ceremoninë e diplomimit  të 1600 studentëve të Mjekësisë, është përballur me një incident. Gjatë fjalës së kryeministrit, një i ri ka ngritur zërin dhe Rama tha:

 “Është një individ në shërbimin tuaj që të filloni të ushtroni profesionin. Merreni, jepini recetën e duhur. Në kohën e kaq shumë barnave të rimbursueshme i merr falas dhe nesër do të jetë më mirë.”

Ndërsa Rama vazhdoi të flasë, studenti nisi të pyesë kryeministrin:

Studenti: A e dini që studentët që arsimohen sot janë vetëm të pasur?

Edi Rama: Jepjani pra recetën atij tani.

Ndërkohë që djalin duhet ta shoqëroni të marrë shërbimin e shpejtë mjekësor, pyetja që a e dini që studentët që arsimohen sot janë vetëm të pasur ka përgjigjen që kjo është e pavërtetë.

Sot ndryshe nga deri dje studentët janë të trajtuar më mirë se deri dje dhe këtë e dini të gjithë ju që jeni këtu dhe prindërit tuaj.

Tek  ata që janë të shkëlqyer ka plot që janë me vështirësi ekonomike./K.C/dritare.net