Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

I mori 1000 lekë pacientes për një raport mjeko-ligjor, nis hetimi për infermieren

I mori 1000 lekë pacientes për një raport mjeko-ligjor, nis
Me anë të një njoftimi Policia e Tiranës, bën të ditur se kanë nisur hetimet për një infermiere, e cila dyshohet se i ka marrë 1000 lekë një shtetasja duke e pajisur me një raport mjeko-ligjorë.

Nga të dhënat e parë bëhet e ditur se shtetasja me inicialet K.Z, 45-vjecce, i ka marrë këtë shumë parash një shtetaseje të paidentifikuar.

Njoftimi i plotë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë Seksioni për korrupsionin Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen K.Z, vjeç 45, banuese në Tiranë, me detyrë infermiere, pasi dyshohet se i ka marrë 1000 lekë, një shtetaseje të paidentifikuar duke e pajisur me raport mjeko-ligjor. Neni 259 i Kodit Penal.