Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

I burgosuri shkruan libër nga WhatsApp, fiton çmimin më të madh për letërsinë në Australi

I burgosuri shkruan libër nga WhatsApp, fiton çmimin më të
Behrouz Boochani, një kurd iranian, është prej 2013 i burgosur nga Australia në një ishull në Paqësor për shkak se kishte thyer kufirin në mënyrë ilegale.

Boochani së fundmi ka fituar edhe çmimin më të madh të letërsisë në Austali për librin me titull “Pa miq mes maleve”.

Por, e veçanta është se ky libër është shkruar i gjithi nga telefoni dhe është dërguar me mesazhe në “WhatsApp”.

Libri fitoi Çmimin Viktorian për Letërsinë me vlerë 100 000 dollarë australianë. Po ashtu, i njëjti libër ka fituar Çmimin për Librin më të mirë jofiksion nga Victorian Premier’s Literary Aëards, me vlerë 25 mijë dollarë australianë.

Autori është ende i burgosur, ndërsa është shprehur se ky çmim i ka krijuar një pështjellim ndjesish. “Në njëfarë mënyre jam i lumtur sepse ia dola të kem vëmendje dhe shumë njerëz janë ndërgjegjësuar për situatën time. Kjo është gjë e mirë. Por nga ana tjetër më duket sikur nuk kam arsye të festoj, pasi kam shumë miq që vuajnë në këtë vend me mua”, thotë ai për BBC.

“ËhatsApp është si zyra ime”, tha ai. “Unë nuk shkruaja në letër sepse në atë kohë rojet çdo javë ose çdo muaj do të kontrollonin dhomën. Unë isha i shqetësuar që mund të humbasja shkrimet e mia, kështu që ishte më mirë për mua ta dërgoja atë që shkruaja”-shtoi ai./ I.M-Dritare.net