Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Hygerta Spata në Panairin e Librit/ 50 poezi për humbjen e vëllait

Hygerta Spata në Panairin e Librit/ 50 poezi për humbjen e
Hygerta Spata, një 22 vjeçare, prezantohet sivjet në Panairin e Librit, me botimin e saj të parë "Malli, kristal nën qiri".

Rasti i Spatës, është tipik për shprehjen kur dhimbja kthehet në forcë.

Ajo humbi vëllain e saj të vetëm, një vit më parë nga një sëmundje e pashërueshme. Bota e saj e brendshme, e pushtuar nga malli dhe mungesa për të vëllain, është e pasqyruar në një vepër me 50 poezi.

"Gjeta një formë për të shprehur veten. Nëpër rreshta zbraza shpirtin", shprehet ajo për dritare.net.

Hygerta ka vendosur, që të gjitha të ardhurat nga shitja e librit të saj, të shkojnë për fëmijët e prekur nga kanceri, qoftë kjo një shumë minimaliste. "Malli, kristal nën qiri", nuk është vetëm një histori, është një mënyrë për t'i dhënë dorë atyre që sot fati i ka përballur me sfida të vështira./L.F-dritare.net