Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Hygerta Sako për Durrësin: Unë e kam braktisur, nuk më hyn në sy

Hygerta Sako për Durrësin: Unë e kam braktisur, nuk më hyn
Gazetarja e sportit, Hygerta Sako, e ftuar në emisionin Soiree në Top Channel ka folur për Durrësin. Ajo u shpreh se e ka braktisur qytetin bregdetar, nuk shkon më sepse nuk gjen më asgjë nga ato që ka përjetuar në fëmijëri.

“Unë e kam braktisur, kam shkuar në ekstrem. Nuk më hyn në sy. Nuk shkoj më në Durrës sepse nuk gjej më asgjë nga ato që unë kam përjetuar. Në Durrës kam përjetuar fëmijëri shumë të bukur, të paktën deri në moshën 18-vjeçare që kam qëndruar atje. Nuk gjej më asgjë. Po të shkoj në zonë e plazhit unë humb. Nuk gjej asgjë nga vija bregdetare ku bëhej plazhi, përveç Currilave.”, -tha gazetarja./K.C/dritare.net