Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Humb ndaj Ajaksit, Real Madridi skualifikohet në fazën 1/8

Humb ndaj Ajaksit, Real Madridi skualifikohet në fazën 1/8
Madridi në flakë! Jo nga performanca e vendasve të Realit, sepse ajo ka ndeshje që lë për të dëshiruar, por nga talentet e Ajaksit. Miqtë nga Amsterdami, i dhanë grushtin e fundit madrilenëve duke i mundur 1-4 në shtëpi, pasi Barcelona i mundi në Kupë dhe La Liga. Holandezët ishin me të vërtetë fluturues. Që në fillim, shënuan me Zieh dhe Neres, në minutat 7 dhe 18, duke shtangur ekipin e Solarit, e duke qenë me një këmbë të kualifikuar. Lukas dhe Vinicius, për fatin e tyre të keq u dëmtuan, dhe lanë fushën e lojës që në pjesën e parë, dhe gjithçka u bë edhe më e lehtë për ekipin e Ten Hag.

Në të 62-tën, Tadiç shënoi sërish për Ajaksin, edhe pse vendimi u pa për më shumë se 2 minuta në VAR, pasi vendasit kërkonin rivënie anësore, me pretendimin se topi kaloi vijën në momentin e nisjes së aksionit. Gjithsesi, gjyqtari akordoi gol të rregull, dhe Ajaksi ishte me një këmbë në çerekfinale.

Shifrat i ngushtoi Asensio në minutën e 70-të, por vetëm dy minuta më pas, mendoi Shone, i cili me një perlë direkt nga goditja e dënimit, shënoi edhe të katërtin, duke hedhur kështu Realin në “nokaut”./panorama.al