Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Horoskopi javor 29 prill- 5 maj 2019

Horoskopi javor 29 prill- 5 maj 2019

Dashi

Këtë javë do jeni të gatshëm të bëni edhe ndryshime për të mirën e të gjithëve. Do e lini pas frikën dhe druajtjen. Nëse jeni në një lidhje do kërkoni një jetë të qete dhe harmonike dhe do bëni çmos që ta arrini. Kënaqësia dhe mirëqenia duken në horizont. Ju beqarët jeni mërzitur aq shumë vetëm sa do mendoni edhe të martoheni pa dashuri. Mos u nxitoni, kësaj jave do keni një takim shumë të rëndësishëm. Saturni do ju ndihmojë të jeni të matur me shpenzimet dhe situata financiare do përmirësohet goxha. Kujdes me shëndetin. Neptuni do ketë ndikim të keq tek ju dhe mund të keni probleme me kolitin, diarre, dhimbje koke apo edhe probleme me gjumin. Në punë do jeni dinamikë dhe plot entuziazëm. Do i arrini objektivat që i keni venë vetes.

Demi

Atmosfera do ngrohet kësaj jave për ju dhe gjërat do ecin në rrugën më të mirë të mundshme. Nëse keni një lidhje jo shume te qëndrueshme, këtë periudhë gjërat do fillojnë të ndryshojnë për mirë. Do jeni më afër partnerit tuaj të dashur. Dashuria do iu pushtojë edhe ju beqarët megjithatë mirë është të mos i shkëpusni këmbët nga toka. Shpenzime te tepruara mos kryeni sepse do jetë një jave delikate për sa iu përket financave. Sipas Dritare.net, Urani dhe Neptuni do e mbrojnë shëndetin tuaj. Bëni vetëm pak kujdes me nervozitetin dhe çdo gjë do shkojë më së miri. Për sa i përket jetës profesionale do jetë javë ideale. Do i keni të gjitha kushtet e nevojshme për të arritur atje ku dëshironi.

Binjakët

Këtë javë gjërat do marrin më shumë kuptim dhe do ndiheni më të plotësuar. Marrëdhënia në çift do shkojë mirë në përgjithësi. Tensioni do te ulet dhe do filloni t’i shfrytëzoni prioritetet e të qenit ne një lidhje. Ju beqaret që kërkoni dashuritë e mëdha do keni shumë fat këtë javë. Do filloni të mendoni edhe për një lidhje serioze. Falë mbështetjes së Merkurit ju do keni fat edhe në planin financiar. Megjithatë nuk duhet absolutisht të rrezikoni shumë. Shëndeti pritet të jetë i mirë, por për të mos pasur probleme konsumoni sa me shumë vitamina, merruni me aktivitet fizik dhe mbrohuni nga djersitja. Në punë gjërat do shkojnë mirë dhe nuk do gjendeni aspak në vështirësi.

Gaforrja

Tregohuni më të organizuar këtë javë dhe mos lini asgjë pas dorë nëse doni që gjithçka t’iu shkojë mirë. Dritare.net thotë se ndikimi i planetëve do ju bëjnë që të jeni më të mbyllur në lidhjen tuaj. Edhe pse mund të keni ndonjë konflikt të vogël, do e kaloni lehtë. Do jetë një javë e qetë, harmonike dhe do bashkëpunoni me njeri-tjetrin. Ju beqarët do joshni shumë, por nuk do e gjeni personin ideal. Buxheti do përmirësohet, por kjo nuk do të thotë që ju mund të shpenzoni sa të doni. Shëndeti në përgjithësi do jetë i mirë. Vetëm moshat më të mëdha mund të kenë probleme me gjumin. Në pune duhet të përfitoni nga mbështetja që po iu jep Jupiteri. Mos e lini t’iu ikë nga duart asnjë rast që do iu jepet.

Luani

Gjatë kësaj jave do i keni gjithë planetët në krah dhe ata do ju ndihmojnë të realizoni të gjithë objektivat. Çdo dittë do jetë plot ngjyra. Kjo periudhë do jetë shumë e favorshme për ju që jeni në çift. Do krijoni një lidhje edhe me te forte me partnerin dhe do përjetoni momente shume te bukura. Edhe për ju beqaret është koha e duhur për deklarata dashurie. Pranojini propozimet që do iu bëhen. Situata financiare do jetë kontradiktore. Dielli do ju shtyje të shpenzoni, ndërsa Saturni të kurseni. Gjithë javën ne këto ujëra do lundroni. Kujdes me shëndetin dhe sidomos me infeksionet. Konsumoni sa me shume perime, majdanoz, hudhra dhe qepë. Në punë do merrni mbështetjen që keni kërkuar prej kohesh.

Virgjëresha

Gjatë kësaj jave planetët do ju ndihmojnë të kuptoni edhe më mirë aftësitë që keni. Për ju të dashuruarit nuk do ketë ditë problematike. Debatet dhe mosmarrëveshjet absurde do lihen pas krahëve dhe do mendoni në çdo moment të përjetoni emocione së bashku me partnerin. Ju beqarët do keni një takim të veçante gjatë ditëve të fundit të javës. Shëndeti do ketë probleme të vogla. Mos e ndërprisni menjëherë dietën që keni filluar prej kohesh sepse jo vetëm do shtoni shumë në peshe, por do keni edhe shqetësime. Financat do varen tërësisht nga ju kështu që kujdes me menaxhimin e tyre. Në punë merrni edhe mendimet e shefave para se të kryeni ndonjë projekt te madh.

Peshorja

Kjo javë nuk do jetë ashtu si e kishit imagjinuar. Dashuria sidomos ka rrezik të ketë probleme. Yjet do ua vështirësojnë gjërat dhe shpesh nuk do e duroni dot ta keni pranë partnerin. Mundohuni të kafshoni gjuhën dhe të mos merrni vendime të nxituara për të cilat do pendoheni. Sipas Dritare.net, ju beqarët do keni takime shumë të bukura, por që nuk do mund të çohen më tej. Gjendja e financave do jetë disi më e qëndrueshme, çka mund t’iu lejojë edhe ndonjë shpenzim më tepër se zakonisht. Shëndeti do jetë problematik dy ditët e para për shkak të mungesës së gjumit dhe lodhjes profesionale. Sido që të jetë mos neglizhoni asnjë shqetësim. Në punë fillimi i javës do jetë goxha pozitiv, ndërkohë që pas të enjtes ka rrezik që situata t’iu dale jashtë kontrollit.

Akrepi

Ka mundësi që të jeni më nervozë gjatë kësaj jave dhe më të paduruar. Kjo do ju çojë shpesh drejt gabimeve. Nëse jeni në një lidhje duhet të bëni çdo gjë për ta mbajtur sa më pranë partnerin dhe pse jo ta surprizoni herë pas here atë. Ju beqarët do jene pa fat, kështu që sado të mundoheni ta ndryshoni statusin nuk do mundin dot. Shëndeti nuk do jetë shumë i mirë gjatë javës. Mund të ndiheni në ankth dhe mund të keni edhe probleme me zemrën. Në planin financiar duhet të mendoni vetëm si t’i përmirësoni të ardhurat. Po menduat të ndihmoni të tjerët keni për të pasur probleme serioze nga të cilat nuk do dilni dot. Në punë do jeni më të matur dhe do e programoni çdo hap qe do hidhni.

Shigjetari

Këtë jave do jeni të gatshëm të lëvizni edhe malet që gjërat t’iu ecin sa më mirë. Do i arrini të gjitha objektivat. Fale mbështetjes se Venusit marrëdhënia juaj në çift do jetë e ngrohtë dhe e bukur. Do kaloni edhe momente plot pasion dhe sensualitet. Ju beqarët do kaloni një javë shumë të mirë. Do keni mundësi për të takuar persona interesantë dhe mund të mendoni edhe për gjëra serioze. Për sa i përket planit financiar do jetë një javë e vështirë prandaj duhet të tregoheni të matur me shpenzimet. Nëse tregoheni më të kujdesshëm me shëndetin nuk do keni probleme. Vetëm ata me organizëm më të dobët mund te sëmuren pak me grip apo të kenë ndonjë alergji. Në pune duhet të jeni më vigjilentë dhe të kujdesshëm.

Bricjapi

Nëse nuk doni të keni probleme sillni ndërmend gabimet që keni bërë dhe mësoni prej tyre. Mos bëni shumë ndryshime në jetën tuaj në çift sepse nuk do jenë të nevojshme. Nëse keni pasur zënka mund të keni edhe një përmirësim të lidhjes tuaj. Për ju beqarët do ketë shumë takime, flirte dhe aventura. Megjithatë dashuria e vërtetë nuk do të vije. Me financat do keni tendencë të shpenzoni shumë pa menduar fare sesa e keni buxhetin. Tregohuni të kujdesshëm sepse do lindin probleme të mëdha. Asnjë planet nuk do ndikojë tek gjendja juaj shëndetësore prandaj do jeni në formë të mirë. Në punë do merrni edhe rreziqe mbi supe, por në fund do ia dilni mbanë me sukses.

Ujori

Kjo javë do jetë më e qetë për ju. Do jeni shumë më kreativë dhe më origjinalë. Dëgjojeni zemrën, besojini vetes dhe aftësive tuaja sepse do dilni të fituar. Disa planetë do e mbrojnë marrëdhënien tuaj në çift. Do kaloni dite mjaft të bukura dhe të lumtura. Nëse keni menduar për një fëmijë kjo është periudha e duhur. Ju beqarët më shumë sesa për dashuri do keni nevojë për qëndrueshmëri dhe qetësi. Yjet do ju ndihmojnë. Financat do hyjnë në një periudhë mjaft të favorshme. Mos u bëni të paduruar sepse përmirësimi do vijë dalëngadalë. Rezistenca fizike nuk do jetë shumë e mirë. Merruni me ndonjë lloj sporti dhe çlodhuni sa më shumë. Optimizmi që keni në punë do ju çojë në rrugë të mbarë. Do keni edhe më shumë ambicie.

Peshqit

Komunikoni, shprehini ndjenjat dhe mendimet dhe gjërat do ju ecin edhe më mirë gjatë kësaj jave. Nëse jeni në një lidhje do kërkoni të përmirësoni marrëdhënien me partnerin. Do ja bëni qejfin për çdo gjë dhe në fundjavë do ju duket sikur s’keni pasur ndonjëherë probleme. Ju beqarët do keni një takim dhe mbase edhe një lidhje. Kujdes mos u jepni menjëherë sepse nuk do jetë e qëndrueshme dhe do vuani. Dashuria e vërtetë do vijë pak më vonë. Financat do jenë për mrekulli dhe ju do bëni blerjet që keni menduar. Tregohuni edhe pak të matur. Për sa i përket shëndetit do jeni të nervozuar dhe të stresuar. Mundohuni të çlodheni herë pas here. Në punë do filloni këtë jave një projekt të ri dhe do ja dilni me sukses. /dritare.net