Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Horoskopi i muajit maj 2019

Horoskopi i muajit maj 2019
Dashi

Jeta familjare nuk do ecë shumë mirë gjatë këtij muaji dhe kjo gjë do ju mërzitë herë pas here. Mundohuni të flisni hapur për gjithçka ne mënyrë që të mos keni hatërmbetje më vonë. Jeta në çift, gjysmën e muajit, do jetë e trazuar dhe nuk do mungojnë as debatet. Partneri nuk do dijë si të sillet me ju sepse do ju ndryshojë shpesh humori. Ju beqarët do realizoni disa takime, por nuk do arrini dot të filloni një lidhje të qëndrueshme. Do ju duhet të prisni edhe pak kohë. Gjendja shëndetësore do lërë për të dëshiruar. Mund të prekeni nga gripi, do keni temperaturë dhe nuk do ndiheni në formën e duhur. Në planin financiar do jeni më të motivuar dhe do arrini ta kontrolloni veten për sa ju përket shpenzimeve. Në punë do jeni kreativë dhe do bëni të pamundurën që të arrini atje ku dëshironi.

Demi

Gjatë këtij muaji nuk do keni aspak probleme, përkundrazi tensioni do ulet ndjeshëm. Do doni të bëni edhe gjëra të jashtëzakonshme vetëm që të përjetoni kënaqësi sa më shumë. Nëse jeni në një lidhje, si ju ashtu edhe partneri do e dëgjoni me kujdes njëri-tjetrin dhe nuk do i kundërshtoheni. Ju beqarët nuk duhet të ndërmerrni shumë rreziqe vetëm që ta ndryshoni statusin sepse do pendoheni më vonë. E rëndësishme për t'u thënë është që statusi do ndryshoje deri në fund të muajit. Shëndeti për fat të mirë nuk do jetë problematik, përkundrazi edhe nëse keni pasur shqetësime do ndiheni më të qetë. Në planin financiar do keni vështirësi të shumta për ta mbajtur situatën të stabilizuar pasi do jeni të detyruar të shpenzoni për gjera jetike. Sipas Dritare.net, në punë nuk duhet të ndaleni edhe sikur t'iu dalin sfida të vështira. Gjithçka mund te kalohet.

Binjakët

Ky do jetë një muaj i paqëndrueshëm për të gjithë. Ju që jeni në një lidhje do keni komunikim të hapur me partnerin, por kjo herë do ndikojë për mirë e herë për keq. Disa kohë do jeni pasionante dhe do i shprehni ndjenjat dhe herë të tjera do debatoni dhe do këmbëngulni se keni të drejtë. Ju beqarët do e keni shumë të vështirë të joshni sidomos 15 ditët e para të muajit. Do i vini re pafund defektet e të tjerëve dhe nuk do bindeni. Fatmirësisht javët e fundit do ndryshoni mendim dhe sjellje. Gjendja shëndetësore do lërë për të dëshiruar. Nuk do jeni aq energjike sa më parë dhe stresi mund të japë edhe probleme të tjera. Në planin financiar do jetë një sfidë shumë e madhe rregullimi i të ardhurave. Do mundoheni, por nuk është e sigurt nëse do ja dilni mbanë. Në punë do keni përballje të forta me kolegët dhe shefat, por nuk do tërhiqeni.

Gaforrja

Këtë muaj nuk do jeni aspak racionale dhe herë pas here mund të bëni gabime. Gjithsesi e mira është që do i kuptoni ato dhe do mundoheni t'i ndreqni me çdo mënyrë. Ju të dashuruarit duhet ta hapni sa më shumë zemrën tuaj dhe t'i shprehni ndjenjat pa pasur frikë. Partneri nuk do iu lëndojë asnjë çast edhe pse nuk do mungojnë disa mosmarrëveshje të vogla. Ju beqarët do merrni frymë më lirisht dhe do ndiheni gati për të filluar lidhje me personat që iu joshin prej kohësh. Gjendja shëndetësore do ketë ulje dhe ngritje. Nuk do jetë një muaj tërësisht i qetë siç e keni dashur. Në planin financiar do bëni gabimet më të mëdha. Nuk do logjikoni para se të hidhni hapa dhe pasojat do jenë të rënda. Puna ka për të ecur mirë, por nuk duhet ta teproni shumë me ngarkesën.

Luani

Këtë muaj duhet të bëni më shumë përpjekje për të vendosur qetësinë dhe harmoninë në familje, në shoqëri apo edhe në jetën tuaj në çift. Mos u tregoni kokëfortë dhe pranojini gabimet. Nëse jeni në një lidhje, gjysmën e muajit do kenë një marrëdhënie të tensionuar dhe stresuese, ndërsa më pas atmosfera do bëhet interesante dhe herë pas here nuk do mungojnë surprizat. Për ju beqarët është muaji ideal për të kërkuar dashurinë. Bëni çdo gjë që do e mendoni të arsyeshme. Shëndeti do ketë shqetësime të vogla që do vijnë si pasojë e lodhjes në punë, por asgjë për t'u alarmuar. Në planin financiar merrni masa strikte dhe pranoni mbështetjen e disa miqve të vjetër. Në punë do doni të jeni gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe pa dashje mund të bëni edhe gabime.

Virgjëresha

Gjatë këtij muaji do keni shumë polemika dhe shpesh nuk do dini çfarë hapash të hidhni. E mira është që në çdo rast të bini në konsensus me të tjerët. Nëse keni një lidhje, jeta sentimentale, për fat të mirë, nuk do preket aspak nga problemet familjare. Në përgjithësi ambienti do jetë i ngrohtë dhe emocionet nuk do shuhen. Edhe ju beqarët do kaloni momente të veçanta me disa persona të rinj që do takoni. Java e fundit mund të ketë edhe të reja. Gjendja shëndetësore herë pas here do lërë për të dëshiruar. Do ndiheni pa fuqi dhe do keni nevojë vitamina dhe karbohidrate. Financat do jenë të mira, jo për shkak të maturisë tuaj, por për shkak të zemërgjerësisë së yjeve që do ju ndihmojnë së tepërmi. Punës nuk do i kushtoni rëndësinë e duhur dhe kjo do jetë në demin tuaj. Disa kolegë që mezi po e prisnin këtë mundësi do përfitojnë.

Peshorja

Nëse nuk mendoni vetëm për veten tuaj gjatë këtij muaji, gjërat kanë për të ecur më së miri. Ju të dashuruarit, javët e para do qëndroni disi larg atyre që doni pasi do keni disa mosmarrëveshje delikate. Pas datës 12, koha do hapet dhe dielli do e ngrohtë atmosferën. Mundohuni që të kërkoni falje për gabimet e bëra. Ju beqarët duhet t'i bëni sytë katër nga mesi i muajit pasi disa persona me vlera do jenë rreth e rrotull. Mos e lini këtë mundësi t'iu ikë nga duart. Gjendja shëndetësore do kërkojë më tepër kujdes. Nëse keni pasur probleme disa kohë më parë do jetë mirë të bëni kontrolle dhe analiza për të pare situatën nëse është përmirësuar sa duhet. Sipas Dritare.net, financat nuk do jenë të këqija, kështu që mund të përfitoni për të bërë ndonjë investim më shumë. Në punë, me rregull, përgjegjshmëri dhe vendosmëri do arrini majat.

Akrepi

Ky muaj do jete përgjithësisht me diell për ju dhe gjërat nuk do ju ecin keq. Nëse keni një lidhje do bëni ndryshime rrënjësore që në fillim të muajit dhe do ju duket sikur do rilindni. Rutina kishte kohë që po ju zinte frymën. Partneri në fakt do jetë ai që do hapë më shumë rrugë dhe do mendoni edhe për surprizat më të veçanta. Ju beqarët do jeni goxha të rezervuar, por në fakt mundësitë që do iu jepen për takime do jenë aq të mira saqë nuk do mundni dot t'i neglizhoni. Shëndeti ka për të qenë i shkëlqyer. Do jeni dinamikë dhe nuk do keni asnjë shqetësim. Financat do i keni gjithë kohës nën kontroll, prandaj nuk do ju dalë asnjë e papritur e pakëndshme. Në pune do vlerësoheni për ambicien dhe korrektësinë, por do jeni paksa të turpshëm për të kërkuar të drejtat që ju takojnë. Java e dytë dhe e tretë ka për të qenë e mbushur me arritje.

Shigjetari

Gjatë këtij muaji, komunikimi dhe bashkëpunimi do jenë pikat tuaja më të forta, por ama nuk do pranoni çdo gjë menjëherë sapo t'iu propozohet nga dikush. Për çiftet, qielli i dashurisë do jetë plot ngjyra sidomos pas datës 12. Harmonia do mbizotërojë dhe do ndiheni për mrekulli. Do merrni pjesë edhe në disa aktivitete të jashtme së bashku me partnerin çka do e ndryshojnë rutinën e zakonshme. Ju beqarët do flirtoni dhe do joshni gjatë gjithë kohës, por nuk do preferoni të hidhni hapa. Shëndeti nuk do jetë i keq, megjithatë pak kujdes me ushqimin dhe pak më tepër aktivitet fizik nuk do ju bëjë keq. Në planin financiar mos i tejkaloni kufijtë e shpenzimeve nëse nuk doni të keni probleme të vazhdueshme. Në punë do keni energjinë dhe vendosmërinë e duhur për të arritur majat. Mbrojini me çdo kusht idetë tuaja dhe keni për të pasur përfitime.

Bricjapi

Deri në datën 20 të këtij muaji do jetë një periudhë e qetë. Do merreni vesh si duhet me të gjithë ata që ju rrethojnë. Nëse jeni në një lidhje do keni një muaj reflektimi. Në datën 12 ose 13 mund të merrni edhe disa vendime me rëndësi. Ju beqarët do keni njohje të njëpasnjëshme dhe mund të arrini të hidhni hapa më tutje. Gjithsesi në çdo moment lërini gjërat të rrjedhin natyrshëm. Shëndeti do jetë herë i mirë dhe here me disa shqetësime të vogla. Deri në mes të muajit tregohuni të matur me ushqimin dhe kujdes me ngarkesat. Me financat do bëni disa gabime të cilat mund t'iu kushtojnë. Dëgjojini këshillat e kolegeve specialistë financiarë. Në punë, duke filluar nga data 10 do ketë vetëm gjëra pozitive dhe arritje.

Ujori

10 ditët e para të muajit gjërat nuk do ecin aspak mirë mes jush dhe familjareve apo miqve. Mund të kaloni momente të tensionuara dhe herë pas here do jeni në mëdyshje për hapat që duhet të hidhni. Edhe për ju të dashuruarit do jetë pak a shumë e njëjta gjendje. Gjithsesi të gjitha problemet do zgjidhen shpejt dhe që nga mesi i muajit e më tej, bashkëpunimi do mbizotërojë gjithë kohës. Ju beqarët as që do mundoheni për të gjetur personat e duhur, pasi mundësitë do jenë të pafundme. Shëndeti ka për të qenë i shkëlqyer. Do ndiheni në forme të përkryer. Financat do mbeten të qëndrueshme, por jo aq sa për të investuar shuma marramendëse. Në punë nuk do ju mundojë as energjia dhe as këmbëngulja për të arritur atje ku dëshironi. Pas datës 20 duhet të bëni kujdes nga disa kolegë që do duan t'iu prishin planet.

Peshqit

Këtë muaj jeta juaj familjare dhe ajo shoqërore do kenë me tepër rëndësi se më pare. Nuk do i lini asnjë moment pas dore ata që doni. Për ju të dashuruarit, java e parë ka për të qenë fantastike ndërkohë që pjesa tjetër do ketë edhe ndonjë problem të vogël. E mira është që gjithmonë të bëni atë që mendoni pa dëgjuar se çfarë thonë të tjerët. Për ju beqaret me shumë gjasë do jenë disa miq të vjetër ata që do i shihni si pretendente kryesorë për të kaluar jetën. Vetëm ata do ju duken perfektë. Shëndeti nuk do jetë i keq, por herë pas here mund të keni edhe ndonjë dhimbje koke, mesi apo edhe shpine. Financat do i keni gjithë kohës nën kontroll dhe shpenzime të mëdha nuk do kryeni. Në punë bëni atë që keni planifikuar dhe mos u ndikoni nga kolegët. Ka mundësi që shefat të mahniten dhe t'iu bëjnë propozime interesante. /dritare.net