Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i ditës 31 maj 2017

Horoskopi i ditës 31 maj 2017

Dashi

21.03-20.04

Është ide e mirë të shkruani në letër mendimet tuaja. Gjithmonë kaloni nga një projekt në tjetrin. Si rezultat i kësaj shumica e ideve tuaja të mira nuk realizohen. Fakti se keni rekord me ide do t’ju ndihmojë të realizoni një projekt kreativ. Kurdo që të ndjeni monotoninë, mund ta tejkaloni përmes shkrimeve në një ditar. Bëhuni të kujdesshëm sidomos në regjistrimin e ideve tuaja. Do të ishte turp nëse harroni vlerat për një ‘best seller’ potencial.

Demi

21.04-20.05

Jeni përcaktuar që t’u jepni vlerë të madhe parave tuaja. Është koha e përshtatshme të blini disa pajisje elektronike. Ndonjë kompjuter, qendër argëtuese apo smartfon, do t’ju shërbenin mjaft mirë. Është e natyrshme që duhet të bëni hulumtime për të gjetur të duhurën. Mos u joshni nga gjërat për të cilat nuk keni nevojë. Është më mirë të zgjidhni ndonjë model që ua lehtëson jetën. Nëse tregoheni syhapur, do të gjeni pajisje me çmime të volitshme.

Binjakët

21.05-20.06

Stimulimi intelektual është i rëndësishëm për ju, sidomos tani. E keni rastin ideal për të studiuar ndonjë gjuhë të huaj, të mësoni të luani në ndonjë instrument muzikor ose të merrni mësime për të shkruar. Merrni një pamje shumë joshëse kur kyçeni në studime. Mos u befasoni kur njerëzit fillojnë t’ju shikojnë me sy romantik. Nëse ju jepet mundësia për të nënshkruar ndonjë kontratë ose marrëveshje biznesi bëjeni sepse do t’ju shërbejë mirë për të ardhmen.

Gaforrja

21.06-20.07

Kur merrni një vendim të rëndësishëm, është mirë të mbështeteni në ndjenjat tuaja. Faktet mund t’ ju drejtojnë te rruga konvencionale por është intuita ajo që do të drejtojë më mirë. Jeni shumë të lumtur që jeni çliruar nga një lidhje. Tani keni rastin të shkoni ku të dëshironi dhe të kënaqeni me aktivitetet tuaja të preferuara. Përpjekjet për të kufizuar një mik do të jenë të kota. Bëhuni gati të nisni një aventurë të re.

Luani

21.07-20.08

Puna në ekip është shumë gjallëruese. Keni dëshirë të merrni vlerësimet e bashkëpunëtorëve tuaj, të cilët janë mjaft inteligjentë dhe imagjinativ. Bëhuni gati për disa ide për ndryshime, edhe nëse në fillim ju duken drastike. Jeni tip që mbroni idetë tuaja dhe nuk lejoni të kritikoheni. Megjithatë, duhet të dalloni ndryshimin mes rezultateve të mira dhe atyre të shkëlqyera. Në përgjithësi, keni mendime të koordinuara. Provoni të bëheni më fleksibil sa i përket arritjes së përsosmërisë.

Virgjëresha

21.08-20.09

Është kohë ideale të ndani idetë tuaja. Mendimet tuaja janë të qarta, zëri juaj ka peshë dhe imazhi juaj është mjaft i respektueshëm. Duke folur në emër të kompanisë do të merrni oferta mjaft interesante. Nëse jeni të papunë, vazhdoni përpara për të marrë udhëheqjen e një organizate që i dedikohet hobit tuaj apo ndonjë çështjeje humanitare. Do të siguroni publicitete të madh, që mund t’ ju udhëheqë në shanset e reja për karrierë.

Peshorja

21.09-20.10

Është kohë ideale të planifikoni një pushim. Zgjidhni një destinacion që është i famshëm për muzetë, galeritë dhe arkitekturën. Gjithmonë keni qenë të tërhequr nga gjërat e bukura. Duke pasur rast t’i shijoni veprat e bukura artistike, do të gjallëroni shpirtin. Sigurohuni që gjatë rrugës të mbani një ditar, sepse do t’ju shërbejë për të kujtuar këtë moment të veçantë. Nëse jeni beqar, mendoni të hyni në ndonjë romancë impulsive.

Akrepi

21.10-20.11

Arritja te zbulimi i një misteri do t’ ju çlirojë. Ka kohë që jeni pyetur për motivet e një personi që keni afër. Ky person ka qenë i pakuptueshëm sepse ka pasur gjithmonë dy opsione. Nuk do të keni mundësi të ndikoni në vendimin e tij. Do të jetë mirë nëse futeni në mendimet e tij. Për një kohë të gjatë, heshtja e tij ju ka bërë të mos ndiheni rehat. Tani e dini arsyen pse kolegët tuaj janë kaq të shqetësuar.

Shigjetari

21.11-20.12

Dikush do t’ ju kërkojë të arbitroni një fjalosje. Do të ndiheni mirë që të luani rolin e ndërmjetësit për të sjellë paqe. Sigurisht që ka të bëjë me diçka të rëndësishme. Për fat të mirë, gjithmonë keni qenë person i drejtë. Nuk lejoni që parashikimet tuaja personale të ndikojnë në sjelljen tuaj. Bëni më të mirën që të shihni dy anët e këtij rrëfimi. Në këtë mënyrë, do të gjeni kompromis. Veprimi nën një presion të tillë ka qenë stresues për të gjithë.

Bricjapi

21.12-20.01

Mbajtja e një diete do t’ju bëjë të mendoni më qartë. E keni vështirë të fokusoheni kur organizimi juaj ka aq shumë karbohidrate dhe alkool. Natyrisht që meritoni trajtim të duhur. Askush nuk mund ta bëjë për ju por duhet të zgjidhni më mirë ushqimet. Do të ndiheni më lehtë dhe nuk do të ndjeni lodhjen e irritimin në fund të ditës. Duhet ta pranoni se jeni lodhur nga kjo gjendje.

Ujori

21.01-20.02

Gjithmonë keni pasur vështrim analitik për romancën e sidomos në këtë kohë. Dikush që duket shumë i mirë për të qenë i vërtetë ka hyrë në orbitën tuaj. Edhe pse e çmoni sharmin e këtij personi, prapëseprapë jeni duke u pyetur se çka nuk është në rregull me të. Jeni sfidë shumë e mirë por duhet të bëni vështrimet në një mënyrë pak më argëtuese. Ka diçka që nuk lejon që objekti juaj i dashurisë të mos ketë kapacitet të përqendrohet për periudha të gjata.

Peshqit

21.02-20.03

Keni tendencë të izoloni vetveten kur ndiheni të lodhur dhe të vetmuar, gjë që ju shkakton vetëm probleme. Dilni jashtë kësaj gjendje duke ftuar vizitorë në shtëpi. Nuk keni nevojë të mundoheni shumë. Nëse dëshironi të servoni ushqim, kërkoji ndonjë miku të sjellë gjellë. Po ashtu mund të bëheni nikoqir i një loje me letra. Kjo do të ju ndihmojë të dilni nga rutina.