Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i ditës 24 prill 2017

Horoskopi i ditës 24 prill 2017

Dashi 21.03-20.04

Jeni përcaktuar të largoheni nga një organizatë apo një rol publik. Të dashurit tuaj do të tmerrohen nga ky vendim, por ju do të ndiheni të çliruar. Jeni tipa që më me dëshirë përballeni me gjëra të panjohura sesa të vazhdoni një situatë të pakëndshme. Keni potencial të madh por do të jetë e pamundur të përmbusheni nëse vazhdoni të rrini aty ku jeni. Mblidheni kurajën dhe bëni një lëvizje. Do t’ju duhet të bëni sakrifica, por kjo s’ju shqetëson aspak.

Demi 21.04-20.05

Është e rëndësishme të caktoni kufij. Nuk ka kuptim të merreni me gjëra që nuk mund t’i kontrolloni. Për fat të mirë, ka shumë libra që mund të lexoni për një temë të caktuar. Nëse hartoni strategji, do të ishte gjëja më e mençur që keni bërë ndonjëherë. Sa më shpejt që mësoni të përballeni me gjëra të vogla, aq më të lumtur do të jeni. Jeta bëhet më spontane kur shijoni të mirat e përditshmërisë.

Binjakët 21.05-20.06

Tradhtia e një miku, do të jetë shokuese. Le të jetë kjo ngjarje mësim se kujt t’i jepni mbështetje financiare. Asgjë nuk i prish raportet më shumë sesa kur është në pyetje huazimi i parave. Tregohuni të sinqertë nëse keni marrë fonde që s’mund t’i ktheni. Mund të merrni reagime shumë të ashpra, dhe kjo është e kuptueshme. Shumë njerëz janë duke kaluar nëpër vështirësi financiare. Bëni një plan të kthimeve të borxheve sa më shpejt që të jetë e mundur.

Gaforrja 21.06-20.07

Dëshira për fuqi dhe ndikim mund t’ju detyrojë të neglizhoni jetën private. Mos e bëni këtë gabim. Megjithëse është e rëndësishme të keni karrierë të mirë, prioriteti juaj më i madh duhet të jetë raporti me të tjerët. Kushtoni vëmendje mikut të ngushtë ose partnerit. Kur tregoheni përkrahës do të shkoni më larg se që e keni imagjinuar. Do të ishte vendim i mençur nëse diskutoni qëllimet që keni për të ardhmen.

Luani 21.07-20.08

Do ta keni të vështirë të ruani kontrollin kur dikush përpiqet të ndërhyjë në privatësinë tuaj. Është më mirë t’i ruani ndjenjat për vete. Mbani nën dry gjërat tuaja. Ndryshoni më shpesh passwordin e kompjuterit. Tregohuni më selektiv kur është fjala për të ndarë sekrete me të tjerët. Nuk ju pëlqen të bëheni të tillë, por kjo është e vetmja mënyrë që të ruani interesat. Disa njerëz nuk kanë respekt për kufijtë e të tjerëve.

Virgjëresha 21.08-20.09

Një lidhje intime po kalon nëpër tension. Asnjëri prej juve nuk e keni ndjenjën që keni nevoja të përbashkëta. Një konflikt i ashpër është burim nga vijnë këto probleme. Jeni tipa fleksibilë. Nuk e keni telash të bashkëpunoni, për aq kohë sa keni rast. Kur nuk ju jepet mundësia, ju tregoheni mjaft korrekt. Jeni beqar? Në vend se të shtyni veten të gjeni një partner, është më mirë të shijoni pavarësinë tuaj. Aranzhoni një udhëtim që gjithmonë keni dashur ta bëni.

Peshorja 21.09-20.10

Do të jetë e vështirë të tregoheni taktik me një të afërm tuajin. Ky anëtar i familjes nuk ka shumë konsideratë për ndjenjat e tjerëve. Mbase është koha t’i jepni ultimatum. Duke kaluar kohë me të keni humbur edhe energji, por edhe në aspektin financiar. Derisa të bëni ndonjë ndryshim, lidhja mes jush nuk do të mbërrij ekuilibrin. Nëse jeni duke u përballur me diçka të vështirë, mbase është mirë të bëni një plan të tërheqjes.

Akrepi 21.10-20.11

Papritmas do të përballeni me telashe shëndetësore dhe kjo do t’ju detyrojë të ndërroni disa plane. Mos e detyroni veten të punoni shumë. Nëse një profesionist ju këshillon të pushoni, dëgjoni udhëzimet. Shpjegojani këtë situatë edhe punëdhënësit edhe të afërmve. Mund të jetë e nevojshme të largoheni pak nga puna. Miqtë, familjarët dhe kolegët do të kalojnë nëpër një panik momental, por kjo derisa ta kuptojnë që nuk është diçka e madhe.

Shigjetari 21.11-20.12

Një admirues po ua teston durimin. Jeni lodhur duke argumentuar për para gjatë gjithë kohës. Çështjet materiale asnjëherë nuk kanë pasur kaq shumë rëndësi për ju. Por ky simpatizues është krejtësisht ndryshe prej jush, sidomos sa u përket financave. Asnjëri prej jush nuk keni të drejtë. Duhet të bëni një kompromis nëse doni që lidhja juaj të shpëtojë. Një projekt kreativ nuk do të jetë aq ideal, sa e keni imagjinuar.

Bricjapi 21.12-20.01

Duhet të bëni ndryshime në shtëpi. Nuk do të jeni në gjendje të detyroni dikë të bëjë diçka. Jeni të përcaktuar t’i kryeni punët vetë. Në vend se të merreni me detaje, lërini gjërat të rrjedhin vetë. Lidhja juaj ka vuajtur në afate të shkurta, por ka gjasë ta përmirësoni. Tani për tani duhet të rrini larg këtij personi. Kur bëheni më të pavarur, do të detyroni njëri-tjetrin t’i largoni shprehitë e vjetra.

Ujori 21.01-20.02

Mos diskutoni çështjet konfidenciale në publik. Një armik sekret do të shfrytëzojë këto informata kundër jush. Është e rëndësishme të mbroni mirë edhe korrespondencën postare. Krijoni një password të komplikuar që të mos lejoni qasje. Edhe nëse jeni indiferent ndaj thashethemeve, është e rëndësishme të mbroni reputacionin. Keni punuar shumë dhe nuk do të lejoni që reputacioni juaj të dëmtohet nga gjëra të tilla. Anuloni disa udhëtime. Merrni frymë thellë dhe gjeni zgjidhjen.

Peshqit 21.02-20.03

Një burimi financiar po i vjen fundit. Duhet të gjeni siguri financiare kudo që mundeni. Disa miq do të distancojnë veten nga kjo çështje për shkak se nuk kanë sesi të ndihmojnë. Mos i komplikoni raportet me ta. Këta njerëz nuk e meritojnë vëmendjen ose kontaktin tuaj. Do ta keni të vështirë të gjeni një vend të ri pune. Në vend se t’i shfrytëzoni lidhjet personale për të fituar një vend pune, më mirë theksoni aftësitë tuaja.