Dashi
Mënyra juaj për të filtruar tërheq shumë njerëz të cilët do të luftojnë për vëmendjen tuaj. Fundja do të ndiheni mirë nga gjithë ky adhurim. Nëse nuk tregoheni të kujdesshëm do të ofendoni një person i cili vërtet ju ka lënë mbresa. Bëni lëvizje të guximshme nga një i dashur shumë besnik dhe tërheqës. Praktika e tij e veçantë e kombinuar me shpirtin tënd mund të krijojë një lidhje perfekte. Jeni në një lidhje? Kujdesuni të komplimentoni më shpesh të dashurin.
Demi
Organizimi i punëve shtëpiake do t’ju kursejë kohë dhe para. Është koha të pastroni kuzhinën dhe vendin në të cilin punoni. Rregulloni një vend të mirë për veten. Merrni me qira një hapësirë me të gjitha materialet që ju nevojiten. Keni aftësi t’i mirëmbani gjërat që ju nevojiten për kohë të gjatë. Nëse ju duhet ndihmë për t’i klasifikuar gjërat, kërkoni një miku t’ju ndihmojë.
Binjakët
Njerëzit kanë shumë respekt për idetë tuaja, mbase sepse reflektoni shumë ngrohtësi dhe entuziazëm. Mos hezitoni të përgatitni një prezantim të mirë që do të përmbante edhe shaka. Mbajeni një fjalim të shkurtër dhe të ëmbël, sepse askush nuk ka durim të dëgjojë fjalime të gjata. Është më e mira të godisni disa prej pikave themelore për të lënë përshtypje të duhur. Egoja juaj mund të ju nxis që të flisni por ju mos e bëni. Është më mirë t’ia lini pikë audiencës.
Gaforrja
Për ju është e lehtë të koncentroheni pasi të merrni informacione të shumta. Provoni të zhvilloni një aftësi që e keni pasur që nga e kaluara. Këtë herë do ta keni shumë më të lehtë dhe për këtë ndikim të madh ka edhe mësuesi juaj. Ju bashkëpunoni me një instruktor shumë të mirë i cili ka metoda të mira. Dëshmojani një miku se përpjekjet e juaja nuk janë humbje kohe. Ai po ndihet nervoz dhe i shqetësuar se ju do të tregoheni më të suksesshëm sesa ai.
Luani
Mendja juaj po punon si kompjuter. Jeni të përcaktuar që t’u bindeni disa rregullave për një projekt të rëndësishëm. Kjo mund të përfshijë edhe telefonata të shumta, por me rëndësi është se rezultati do të jetë i vlefshëm. Mos u frikësoni nga një epror që po flet për përvojën e tij me të gjithë. Ju nuk jeni larg nga mendimet e tij dhe metodat e reja do të befasojnë të gjithë. Faktikisht, ju mund të krijoni shumë përfitime.
Virgjëresha
Besoni intuitës kur është fjala për lidhje intime. I dashuri juaj po përpiqet të tregohet indiferent ndaj vëmendjes suaj, por e vërteta është se ai po përjeton të kundërtën. Besojini sharmit dhe mos u mposhtni derisa të shihni rezultate. Sa më pasionuese që të jetë qasja juaj, aq më efektiv do të jeni. Rezistoni ekspertizave sepse askush nuk i pëlqen. Mbani një qëndrim modest, sepse është magnet për dashuri.
Peshorja
Do të ndiheni më të lehtësuar derisa angazhoheni për të përmirësuar sjelljen e një miku. Urreni të shihni njerëzit e aftë duke vuajtur vetëm sepse nuk janë në disponim të mirë. Shkrimi i një letre rekomanduese ose biseda për sjelljen e tyre mund të rezultojë me ndonjë punë të mirë për mikun tuaj. Duhet të verifikoni aftësitë e tij para se të merrni ndonjë vendim. Ndërkohë, tregohuni pozitiv dhe bëni gjithçka që është e mundur për të mbajtur afër vetes njeriun që dashuroni.
Akrepi
Jeni shumë të kujdesshëm kur bëni deklarata publike. Nuk dëshironi t’i thyeni fjalët tuaja. Derisa gjendja është e pakuptueshme, ju do të përjetoni vështirësi edhe në jetën private. Deklarimi i dashurisë është mënyra e vetme që njerëzit ta marrin seriozisht lidhjen. Mos pretendoni se nuk po e vëreni një person që po ju tërheq. Dashuritë e tilla janë të rralla dhe të bukura dhe nuk duhet të mohohen.
Shigjetari
Keni dëshirë të gjeni hapësirë për të vënë në funksion ekspertizën tuaj. Për fat të mirë do të gjeni një mundësi të jashtëzakonshme për të mësuar. Megjithëse studentët tuaj nuk do të jenë tipik, ata do të kenë dëshirë të mësojnë. Jepni kohë vetes që të adaptoheni me mënyrën e tyre dhe mos u bëni shumë kërkues. Kushtojini më shumë kujdes ushqimit dhe pijeve. Duhet të jeni shumë më të mprehtë.
Bricjapi
Një hulumtim i vogël do të ju sjellë informata të vlefshme për familjen tuaj. Mund të befasoheni kur të mësoni se si janë veçuar disa persona. Kjo njohuri do të ju japë rast të kuptoni dhuntitë tuaja. Në të kaluarën të afërmit kanë pasur ndikim në profesionin dhe hobin tuaj. Tani e shihni se jeni shumë më të besueshëm. Nuk do të ndieni sulme ose diçka që ju bën të ndiheni keq për ato që keni bërë në të kaluarën.
Ujori
Ju e dini se ndiheni mirë vetëm kur shihni shokun, kolegun ose të dashurin mirë. Kjo ndodh sepse ndiqni një traditë dashurie të verbër. Në vend se të dilni nga karakteri juaj, është më mirë të përshtateni me të tjerët. Veprimi juaj i thjeshtë duke telefonuar një person që është duke përjetuar dhimbje do të duket sikur ka ndryshuar bota. Familja juaj ka qenë shumë kritike ndaj sjelljeve tuaja.
Peshqit
Keni sy të mirë për detaje, sidomos kur është fjala për gjëra të vlefshme. Zhvillimi i një produkti ose shërbimi për konsumatorët do të jetë i suksesshëm. Disa ekspertë do të bëjnë naze në propozimin tuaj, por mos u dekurajoni. Një koleg i punës do të shohë meritën e idesë suaj dhe do të luftojë që ju ta lansoni. Kur të arrihen rezultatet do të jeni ju ai që qeshni.