

Dashi
Kujdesuni që të përdorni mirë hapësirën që keni për të krijuar rrethana të përshtatshme. Nëse kohëve të fundit nuk jeni ndier edhe aq mirë, përdorni principet e “Feng Shui” që t’ju ndihmojnë për t’u larguar nga stresi dhe frustrimet. A e keni tavolinën në pozitë të duhur për të marrë dritë natyrale dhe për t’ju ndihmuar të përqendroheni? Rrisni energjinë pozitive, duke mbushur zyrën me bimë.
Demi
Ka shumë gjëra që po ua largojnë koncentrimin për punën tuaj. Dikush është duke u sjellë shumë shoqërisht me ju, ai ose ajo dëshiron që t’i ndajë mendimet me ju. Ju e kuptoni se është në natyrën e tij për të bërë thashetheme, por keni nevojë për qetësi për t’u fokusuar në atë që jeni duke bërë. Në vend se të merrni rrezikun duke e fyer apo duke i kërkuar qetësi, mund të jeni më të kujdesshëm dhe t’i kërkoni që të largohet nga dhoma juaj.
Binjakët
21.05-20.06
Nganjëherë e mahnitni edhe veten me shkëlqimin tuaj. Një projekt nuk do të mund të vazhdonte pa intervenimin tuaj. Nuk jeni vërtet të impresionuar nga idetë e një kolegu pasi nuk ka diçka dinamike ose interesante nga sugjerimet e tij. Në kohë të tilla duhet të provoni që t’u ndihmoni atyre të kenë më shumë inspirim në imagjinatën e tyre. Nëse përpiqeni t’i bëni të tjerët të kuptojnë se kontributi i tyre nuk po kryen punë, ka gjithmonë një ditë tjetër për një projekt që mund të ketë sukses.
Gaforrja
Gjithçka është gati për një projekt të ri afatgjatë. Këto risi po ashtu nënkuptojnë se së shpejti do të keni disa ndryshime në familjen tuaj. Nuk do të mund të jeni në gjendje të veproni për të gjitha informatat që i pranoni, por disa fakte janë të nevojshme për t’i ditur. Një ftesë për të kaluar fundjavën me një mik ose të afërm mund të vijë në kohë të papërshtatshme, por mos e leni t’iu ik. Udhëtimi dhe romanca aktualisht janë pjesë e mendimeve tuaja.
Luani
Jeni lodhur nga vendi ku jetoni aktualisht, sepse nuk keni ndonjë qëllim të caktuar. Keni kaluar shumë kohë duke e mbështetur një partner. Duhet të jeni të sinqertë me vetveten, pavarësisht se sa mundësi mund të humbisni. Nëse kërkoni arsyen përse ndodhin disa gjëra, pranojeni atë që ka ndodhur deri më tani. Por kjo gjendje nuk duhet të vazhdojë. Përmbushja personale duhet të jetë në listën e prioriteteve të tua.
Virgjëresha
Të punosh duke mos investuar energji të madhe rreth punëve të shtëpisë, do t’ju duket ide e mirë. Reduktoni kostot e projekteve tuaja dhe do të shihni sesa shumë energji do të kurseni. Jo të gjitha këto do të përmbushin kërkesat e familjes suaj, por keni sens të përbashkët për të zgjedhur më të mirat. Ju pëlqen ideja që të mësoni nga muaji në muaj se sa para do të duhet t’i ndani për të paguar faturat.
Peshorja
Dikush i afërt di gjithçka për dikë dhe është i lumtur që këto informata do t’i ndajë me ju. Mbani në mend gjithçka që ju tregon, sepse do t’ju duhet. Sipas mendimit tuaj, një mik ose koleg juaji do të japë dorëheqjen më shpejt sesa duhet. Ju kanë mbetur disa projekte të papërfunduara. Mos e fajësoni veten që nuk keni qenë afër kur dikujt i është dashur përkrahje.
Akrepi
Keni ndjenjën se u është bërë një padrejtësi dhe kjo do të ndikojë në humorin tuaj. Dikush që shikon vetëm punën e vetë asnjëherë nuk do t’ju japë kurajë për shpirt ekipor. Nuk ju pëlqen të përdorni fjalën “e pamundur”, por kështu do të ndiheni për disa situata. Së paku keni sens të mjaftuar për të ditur se kur duhet të hiqni dorë, derisa të tjerët do të provojnë të arrijnë sukses edhe kur rrethanat paralajmërojnë dështimin.
Shigjetari
Përshtypja e parë mund të mos jetë e fundit, por ka rëndësi të madhe sepse mbetet e paharruar. Kjo është arsyeja pse duhet të përpiqeni më shumë që të kapni më të mirën sa i përket një përgatitjeje për një takim zyrtar ose intervistë pune. Do t’ju duhet kohë që të fitoni besimin e atyre që do të takoni sot. Edhe pse nuk mund të kuptoni shumë duke i gjykuar njerëzit nga dukja, me kohë do të zbuloni se a janë të duhura apo të qëlluara këto përshtypje.
Bricjapi
Merrni kontrollin e mendimeve tuaja, askush nuk mund të mendojë për ju. Mund t’i fajësoni të tjerët që kanë pasur ndikim në përvojat tuaja të kaluara, por ajo që duhet të mendoni si të silleni në mënyrën e duhur dhe kjo është zgjidhje që duhet ta bëni vetë. Ka shumë ambicie në jetë kështu që mos u ndjeni fajtor, nëse ndani pikëpamjet tuaja për një pjesë të njerëzve. Mund të prisni shumë për sigurinë absolute por dikush mund të veprojë para jush. Bëjeni atë që mendoni se është e duhur për ju.
Ujori
Nëse keni telashe me financat, mos kërkoni ndonjë pretekst për t’ju shmangur kësaj çështjeje. Duhet të përballeni me këtë para se të mos jeni në gjendje të vlerësoni se ku janë zhdukur paratë tuaja. Marrëveshjet dhe obligimet që keni aranzhuar për këto javë mund t’ju kufizojnë për veprime në sfera të tjera. Mund të kufizoheni përmes një kontrate profesionale në atë që mund ose nuk mund ta realizoni gjatë një kohe të caktuar. Kjo është arsye e mirë që të mendoni më shumë para se të angazhoheni plotësisht në diçka.
Peshqit
Caktoni qëllimet tuaja që të motivoheni për të arritur atë që meritoni. Nëse dikush ushtron presion mbi ju sot, kjo do të ndodhë, sepse ata nuk janë të sigurt për aftësitë tuaja. Kur të përmbushni qëllimet tuaja, ndjenja e përmbushjes do t’ju japë kurajë për të marrë sfida të reja. Nëse nuk keni qëllime, nuk keni asgjë në jetë. Të bashkoni forcat me një person i cili ndan vizionin tuaj për të ardhmen, është gjëja më e mirë që mund ta bëni sot.

















