

Dashi
Forca juaj do të rezultojë me disa triumfe në një rreth. Është koha e duhur të intervistoheni për një punë, të merrni drejtimin e një zyre politike apo të viheni në krye të një klubi. Njerëzit e respektojnë qasjen tuaj direkte ndaj telasheve. Në vend se t’i detyroni të gjithë të hamendësojnë motivet tuaja, bëjini ato të qarta. Si rezultat i kësaj, ekipi mund të fokusohet në punë në vend se të humbë kohë për manovra politike.
Demi
Bëni gjithçka që mundeni për të zgjeruar njohuritë tuaja bazike. Avancojuni në shkollë, sepse do të mundë të keni më shumë liri. Jo vetëm që do të tërhiqni oferta më të mira pune, por edhe do të mundë të jetoni kudo që dëshironi. Kur keni mundësi të punoni në vende të ndryshme, do të mundë të shihni botën. Do të fitoni shumë vlerësim për kulturat e huaja. Përveç kësaj, të tjerët do t’ju shohin si lojtar kosmopolitan që mund të përshtatet në rrethana të ndryshme.
Binjakët
Fuqia juaj intensive e vullnetit do t’ju ndihmojë ta tejkaloni një telash që lidhet me kokëfortësinë. S’ka rëndësi se a duhet të bëni diçka për të krijuar shprehinë e ushqimit të shëndetshëm apo ta trajnoni veten për të bërë zgjidhje më të mira romantike. E rëndësishme është të fokusoheni në qëllimet tuaja finale. Kurdo që ndiheni të tunduar ta lini këtë rrugë, mendoni për ndonjë person që e keni admiruar. Spektri i suksesit të tij mund t’ju ndihmojë ta arrini tuajin.
Gaforrja
Inteligjenca juaj emocionale ju shërben mirë në një bashkëpunim. Disa njerëz nuk mund të merren me tipat që e ndërrojnë disponimin, por ju mund të bashkëpunoni me ta. Duke i kuptuar ndjenjat e tyre, ju mund ta kanalizoni frustrimin e tyre në punë të madhe dhe ta shfrytëzoni entuziazmin e tyre si burim për fitoret e ardhshme. Është thjeshtë çështja ta dini se si t’i përdorni materialet që u janë dhënë në shfrytëzim.
Luani
Të qenit të fortë dhe të shëndetshëm është më e rëndësishme sesa gjërat e tjera. Jepni vetes një muaj të tërë për t’i lënë shprehitë e këqija dhe substancat që ju krijojnë varësi. Ditët e para të programit mund të jenë të vështira. Duhet t’i keni disa mekanizma për t’u marrë me gjërat që ju tundojnë. Pasi të filloni një mënyrë të re jetese, do të mundë ta shijoni. Në vend se të shtriheni, zgjohuni dhe fillojeni ditën me qejf.
Virgjëresha
Një romancë plot pasion ju jep këndvështrim të ri mbi jetën. Është ndjenjë e mirë të jeni me dikë që pëlqen lëvizjet tuaja. Herët apo vonë ju dhe partneri mund të ktheheni në rutinë. Aktualisht duhet ta shijoni secilin moment të kësaj periudhe të artë. Nëse jeni beqar do ta takoni një person të veçantë në ndonjë butik luksoz, restorant ushqimesh apo në qendër trajtimi. Mbani sytë hapur për dikë që ka sens të mirë humori.
Peshorja
Ndërlidhja juaj me botën e natyrës mund t’ju ndihmojë shumë. E keni shprehi të merreni me gjëra të tilla, sidomos kur shihni shenjat e para të bezdisë. Në vend se të merreni me gjëra që ua kapin vëmendjen shkurtimisht, filloni të bëni vizita në parqe, kopshte apo pyje. Kur jeni të rrethuar me florën e faunën do të ndiheni më mirë. Në vend se të kërkoni shpërblim të menjëhershëm, do të filloni të vlerësoni sesi bukuria do kohë për t’u shpalosur.
Akrepi
Shkoni në një kurs ose studioni sepse do të ndiheni më mirë. Jeni bekuar me perceptime të këndshme. Studioni mënyrën sesi mendojnë njerëzit, sepse do të keni avantazhe kur është fjala për marrëdhëniet me ta. Sapo të kuptoni se çfarë motivesh kanë disa lloje tipash, do të mundë të ndikoni tek ta në mënyra të fuqishme. Nëse jeni në lidhje romantike, do të arrini një nivel të ri të intimitetit me partnerin tuaj.
Shigjetari
Potenciali për të bërë më shumë para është i vërtetë. Nëse dëgjoni se është hapur mundësia ta keni një punë që paguhet shumë, mos e lini pa aplikuar. Mos i bëni publike planet tuaja. Gjëja e fundit që ju duhet është që rivalët të pengojnë ambiciet tuaja. Nëse e dëshironi këtë pozitë por nuk ndiheni të kënaqur me pagën, negocioni për më shumë para. Fuqitë tuaja bindëse janë shumë të forta. Nëse punoni për nevojat tuaja do të mund të gjeni pagesën që dëshironi dhe të fitoni respektin e një punëdhënësi të ardhshëm.
Bricjapi
Lidershipi juaj nuk është vlerësuar gjithmonë, por tani po. Një grup që ka qenë duke u shpërbërë do t’ju mirëpresë. Lini mënjanë ndjenjat dhe shikoni se si po vepron një ekip. Nëse e vëreni se dikush nuk i ka kryer punët e veta si duhet në punë, tërhiqjani vërejtjen. A ka qenë vetëm një person duke bërë punë sa për katër veta? Delegoni punët tek njerëzit që kanë qenë duke pushuar.
Ujori
Puna prapa skenës do t’ju ndihmojë të arrini suksesin që dëshironi. Aktualisht, ka disa rivalë që po mundohen të marrin një pozitë publike. Nëse punoni si duhet, do të keni vëmendjen e një eprori që po kërkon ndihmë. Ndani kohë nga puna për të shtruar rrugën për raporte e lidhje të mrekullueshme me kolegët. Kjo mund t’ju hapë dyer edhe për promovim mbresëlënës.
Peshqit
Reformimi i një institucioni është gjëja më e mirë që mund ta bëni. Në vend se të tërhiqni vëmendje për qëllimet tuaja, pretendoni se po ecni me rrjedhën e ngjarjeve. Pasi t’i bindni të tjerët se keni sens sigurie, mund të luani mirë. Shfrytëzoni si duhet burimet financiare. Kaloni më tepër kohë duke bërë bashkëpunime, duke eksploruar gjëra të reja në sistemin ekzistues dhe duke gjetur alternativa për telashet.

















