Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i datës 31 tetor 2017

Horoskopi i datës 31 tetor 2017
Dashi- 21.03-20.04

Një lidhje pasiononte po ua jep kurajën të bëni ndryshime të rëndësishme. Në vend se të provoni t’i përmbushni pritjet e rrethit shoqëror, do të kërkoni mënyra për të përmbushur veten. Bëhuni gati të ndiqni një ëndërr të vështirë. Jetoni jashtë vendit, nisni një biznes tuajin apo bëhuni artist profesionist. Mbështetuni tek të dashurit tuaj për mbështetje. Me inkurajimin e tyre, mund të lëvizni malet.

Demi- 21.04-20.05

Sensi i fuqishëm i drejtësisë ju bën kampion në një vend. Jeni lodhur duke parë një person të drejtë se si abuzohet nga një individ karizmatik. Duke u deklaruar në mbrojtje të kësaj viktime, do të shkaktoni shumë tronditje. Anëtarët e tjerë të grupit do të inkurajohen më shumë për ta sfiduar këtë person ngucakeq. Mund të mos e kuptoni, por shumë njerëz ju marrin shembull. Kur ju merrni një qëndrim, ata ndjekin rrugën tuaj. Ekspozojeni këtë rast.

Binjakët- 21.05-20.06

Do të jetë e lehtë të gjeni punë. Do të mund të zgjidhni midis disa marrëveshjeve. Zgjidhni punët që ofrojnë stimulim intelektual. Duke kryer të njëjtat detyra vazhdimisht e keni shtypur anën kreative. Nëse nuk po kërkoni punë, angazhojeni energjinë në fitnes. Përmirësojeni një dietë sepse do të ndiheni shumë më mirë dhe do të keni shkëlqim që është vështirë për t’u rezistuar. Mos u befasoni kur jeta private nis të rregullohet.

Gaforrja- 21.06-20.07

Ju tërhiqni romancën si magnet. Është ndjenjë e mirë të keni kaq shumë adhurues, por jeni të interesuar të keni lidhje më ekskluzive. Bashkoni zemrën me dikë që është shumë ekspresiv. Jeni lodhur duke u marrë me rebelë. Kur jeni me dikë që ua dëshmon shpejt dashurinë do të rritet edhe vetëbesimi juaj. Keni partner? Do të jetë koha e duhur të shkoni në një udhëtim glamuroz me të.

Luani- 21.07-20.08

Nëse keni dashur ta blini një shtëpi, është koha ideale tani. Do të gjeni një vend të mirë për çmim të jashtëzakonshëm. Një pushim privat mund të jetë më i preferuar në ndonjë lagje në afërsi. Kur keni qetësi nga jeta publike është si një terapi e mirë. Jeni të lumtur me vendbanimin aktual? Ka mundësi që do të shtoni një të afërm apo cimer në ambientin ku jetoni.

Virgjëresha- 21.08-20.09

Do ta shijoni nëse shkoni ose ligjëroni ndonjë kurs. Jeni bekuar me intelekt të mprehtë: është koha ta vini në shfrytëzim. Nëse gjithmonë keni dashur të zgjeroni njohuritë për një temë, është mundësia ideale ta bëni. Studioni me ndonjë mësimdhënës të talentuar sepse do të krijoni qasje të re për jetën. Në vend se të ndiheni të frustruar nga telashet, do të gjeni mënyra për t’i zgjidhur ato. Ua kanë kërkuar të bëheni instruktor? Merreni seriozisht këtë ofertë.

Peshorja- 21.09-20.10

Shumë shpejt do të keni në dispozicion më shumë para për luks. Përdorni këto të ardhura për të blerë gjëra që përmbushin dashurinë tuaj për gjëra të bukura. Ndonjë vepër e mirë arti, orendi apo rroba me stil do të nxjerrin më të mirën prej jush. Shija juaj e shtrenjtë është burim admirimi. Të tjerët gjithmonë vërejnë gjërat që blini ju dhe mahniten nga zgjedhja juaj. Mos u befasoni nëse dikush dëshiron t’ju punësojë si ndihmës personal.

Akrepi- 21.10-20.11

Jeni gati të punoni vetë. Injoroni mençurinë konvencionale dhe binduni zemrës. Edhe nëse kjo do të thotë se duhet të merreni me një anë artistike apo të ndërroni krejtësisht stilin e jetesës apo edhe të filloni biznesin tuaj. Gjëja më e rëndësishme është ta bëni atë që ju bën të lumtur. Disa njerëz do të jenë konfuz nga zgjedhjet tuaja. Do të pyeten përse nuk mund të jeni si gjithë të tjerët.

Shigjetari- 21.11-20.12

Puna për një organizatë bamirësie do t’jua përmbushë shpirtin. Jeni lodhur duke menduar për para dhe status. Dëshironi të bëni ndryshim pozitiv në botë. Bashkëpunoni me njerëz që ndajnë të njëjtat vlera me ju. Megjithëse ngjarjet aktuale janë goxha tronditëse, do të krijohet ekuilibër kur të provoni t’i bëni gjërat si duhet. Duke u bashkuar me disa filantropë, Universi do t’ju duket më pak i ftohtë.

Bricjapi- 21.12-20.01

Një anëtar i shquar i grupeve tuaja sociale do t’ua promovojë punën. Është e rëndësishme ta keni përkrahjen e tij. Në përgjithësi, ju pëlqen të ndiqni rrugën tuaj drejt suksesit. Kjo është një nga situatat kur keni nevojë për ndihmë të njerëzve që kanë lidhje të shumta. S’ka rëndësi sesa të talentuar jeni, s’mund t’ia dilni vetë. Duke ia lejuar një miku, fqinji apo të afërmi të flasë në vendin tuaj, do t’ju hapen shumë dyer.

Ujori- 21.01-20.02

Puna e vështirë dhe vullneti do t’ju shpaguhen. Do të udhëhiqni një punë të rëndësishme apo do të ngriheni në detyrë. Ndani disa momente për të shijuar këtë fitore. Shumë shpesh ndodh që kapërceni nga një projekt në tjetrin pa pushuar. Ky është gabim i tmerrshëm. Kur nuk festoni për kohët e mira e keni vështirë të merreni me situata sfiduese. Shumë njerëz janë të lumtur për suksesin tuaj.

Peshqit- 21.02-20.03

Zgjeroni horizontet, sepse mbusheni me entuziazëm. Në vend se të ndiqni të njëjtën rutinë, duhet të provoni diçka të re. Studioni për një drejtim të avancuar, bashkohuni në ndonjë grup me entuziastë që mendojnë si ju, apo bëni ndonjë udhëtim. Nëse keni mungesë të fondeve për këtë aventurë, aplikoni për një grant, hua apo bursë. Një organizatë religjioze a kulturore do t’ju japë fondet e nevojshme. Mos u zmbrapsni shkaku i një aplikacioni që duhet ta plotësoni.