

Sot do merrni kohën tuaj për t'u përqendruar dhe për të pyetur veten në mënyrë që të bëni zgjedhjet më të mira. Jeni në një lidhje dhe kohët e fundit keni pasur probleme? Epo sot situata do fillojë të përmirësohet dhe ju do tregoheni më të vendosur për të zgjidhur çdo paqartësi. Edhe partneri do jete i të njëjtit mendim. Ju beqarët mendoni se nuk jeni ende gati të krijoni një lidhje, por në fakt sot do ketë dashuri me shikim të parë dhe nuk do mund t’i rezistoni. Në punë marrjet e iniciativave do mirëpriten. Do privilegjoheni edhe më shumë nëse tregoheni kompetentë dhe arrini atë që doni. Mos prisni që financat të rriten menjëherë, por hidhini hapat me ngadalë.
Demi
Dielli do ua ngrohë ditën sot dhe më në fund do arrini t'i vini gjërat në vijë. Nëse keni një lidhje Saturni do iu premtojë qëndrueshmërinë e shumë ëndërruar dhe do fryjë një fllad i lehtë sensualiteti. Shmangni pretekst për të mos dalë me shoqërinë e tij sepse do e mërzitni. Nëse jeni vetëm, falë Hënës zemra do iu rrahë shumë fort. Do iu plotësohet një nga ëndrrat e shumta. Në punë, disa kolegë për të cilët as nuk ju kishte shkuar në mendje, do ju ndihmojnë tej mase. Ata mund t'iu japin edhe kontakte që ju të provoni veten edhe në fusha të tjera. Sipas Dritare.net, në planin financiar tregohuni realistë dhe mos bëni shpenzime pa fund.
Binjakët
Jupiteri do jetë ogur i mirë në jetën tuaj. Ai do iu bëjë më optimistë dhe do ju ndihmojë ta vlerësoni më shumë veten. Ju të dashuruarit do gjeni lumturinë e kërkuar dhe së bashku me partnerin tuaj të dashur do zbuloni emocione të reja. Bashkëpunimi dhe mirëkuptimi do të rriten. Ju beqarët do tërhiqeni mjaft nga dikush, por duhet të mos nguteni. Mendohuni mirë dhe qartësohuni njëherë me veten para se të hidhni hapa. Në punë do i arrini të gjitha objektivat edhe pse në disa raste do gjendeni në vështirësi të mëdha. Nuk do ju mungojë guximi dhe besimi në vetvete. Për buxhetin kujdesuni më shumë dhe filloni të hiqni disa lek mënjanë sepse do iu duhen.
Gaforrja
Sot, falë ndikimit të Neptunit, do dini si të veproni në çdo moment dhe nuk do bëni gabime. Nën ndikimin e madh të Venusit, ju të dashuruarit do iu jeni edhe më sensualë se më parë. Do kaloni momente të paharrueshme pranë partnerit saqë do doni që dita të mos mbaronte. Për ju beqarët do mbizotërojë një klime e qetë. Nga mbrëmja do keni një takim interesant. Në punë do jeni nervozë dhe do keni frikë të tentoni. Herë pas here mund të keni edhe debate me kolegët dhe atmosfera do tensionohet më shumë. Influenca e planetëve në planin financiar do jetë pozitive. Të ardhurat do fillojnë të rriten ndjeshëm.
Luani
Pas një periudhe disi të trazuar sot do mundoheni të vendosni paqen dhe t'i merrni gjërat me optimizëm. Për ju që keni një lidhje yjet do sjellin rehatinë absolute. Do dashuroheni ashtu si do e ndjeni pa menduar për asgjë tjetër. Emocionet dhe kënaqësitë do jenë të njëpasnjëshme. Ju beqarët nuk duhet t’i kaloni limitet e joshjes sepse nëse e bëni do krijoni përshtypje të keqe për veten. Komunikimi në punë do jetë një ndihmë e madhe për të ecur përpara. Do dini si të kërkoni edhe diçka nga shefat dhe do merrni përgjigjet e dëshiruara. Çështjet e financave nuk do jenë aq të mira sa ju mendonit. Kujdesuni për çdo shpenzim që do kryeni.
Virgjëresha
Intuita nuk do ju lejojë të gaboni gjatë kësaj dite dhe do dini të bëni edhe zgjedhjet me të mira. Dëgjoni zërin tuaj të brendshëm para se të merrni vendime. Ju të dashuruarit do ndiheni më të sigurt se kurrë për vazhdimësinë e jetës suaj në çift. Do pranoni edhe propozimet që do ju bëjë partneri. Nëse jeni ende beqarë do jeni gjithë kohës në vrojtim, por nuk do mund ta gjeni princin tuaj të kaltër. Bëni edhe pak kohë durim. Në punë do jetë gjithashtu intuita ajo që do ju drejtojë ku duhet. Në planin financiar asgjë nuk do ecë si e keni dashur. Mund t’iu duhet edhe të merrni para hua për t'ia dalë mbanë.
Peshorja
Do keni kundërshtime të shumta gjatë kësaj dite dhe kjo gjë do ju bëjë të ndiheni ndonjëherë keq. Mos e lëshoni veten sepse në një moment apo në një tjetër Hëna do ua zgjidh hallet. Falë mjedisit të ngrohte yjor, për ju që keni një lidhje çdo gjë do shkojë më së miri. Nëse keni kohë që jeni bashkë mund të mendoni t’i çoni gjërat më tej dhe do ndiheni të përmbushur. Ju beqarët do keni mundësi të filloni veçse histori dashurie pasionante, por afatshkurtra. Bëni atë që do ju thitë zemra. Situata profesionale do jetë e qëndrueshme. Sipas Dritare.net, Saturni do ju bëjë më kompetentë dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni përherë. Sektori i financave nuk do ndikohet aspak nga planetët. Gjithçka do jetë në dorën tuaj prandaj bëni kujdes.
Akrepi
Sot do jeni shumë optimistë dhe do jeni në gjendje të hidhni hapat e duhura për të arritur atje ku dëshironi. Ju që jeni në një lidhje do i sqaroni të gjitha keqkuptimet që keni pasur me partnerin dhe do ndiheni më të qetë. Pak nga pak edhe bashkëpunimi do përforcohet. Ju beqarët do jeni sensuale dhe shamante. Mos i refuzoni personat që do iu vijnë pranë sepse disa prej tyre do ia vlejnë vërtet. Në punë do iu jepet një funksion i ri që do kërkojë akoma më shumë përgjegjësi. Nëse iu propozohet një post, as mos pranoni menjëherë, por as mos refuzoni pa qenë të qartë. Në planin financiar rekomandohet më tepër maturi. Studiojeni mire terrenin para se të bëni shpenzime.
Shigjetari
Do jeni në humor të shkëlqyer gjatë gjithë kësaj dite dhe as moti jo i mirë nuk do ju trishtojë. Marsi do ju bëjë edhe më dinamikë dhe plot ide fantastike. Entuziazmi do iu pushtojë sot juve qe jeni ne një lidhje. Do e dëgjoni partnerin për gjithçka qe do iu thotë dhe do ndiheni mire. Planetët do jene ne anën tuaj dhe do iu mbështesin. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por disa do mund te nisin edhe një lidhje te qete dhe te ekuilibruar. Në punë do dini si të përshtateni me situatat që do ju vijnë dhe do bini dakord me bashkëpunëtorët. Perspektivat për ju duken goxha të mira. Planetët do e ndërlikojnë pak situatën financiar, kështu qe tregohuni të matur.
Bricjapi
Falë mbështetjes së madhe të Hënës dhe Neptunit, sot do jeni më të matur dhe aspak gjykues si më parë. Kjo gjë do ju bëjë të ndiheni edhe vetë më mirë. Pas një kohe të turbullt për ju që keni një lidhje situata do stabilizohet. Jupiteri do iu nxitë të tregoheni më të kuptueshëm dhe t’i pranoni gabimet që keni bërë. Ju beqarët do kërkoni gjatë gjithë kohës, por nuk do arrini dot të krijoni lidhjen që keni ëndërruar. Në punë jo vetëm që do jeni më të vendosur, por do e bëni gjithçka më cilësore se më parë. Statusi juaj edhe mund të ndryshojë ashtu si nuk e keni pritur. Me financat duhet të bëni shumë kujdes sepse gabimi më i vogël mund t’iu çojë në humnerë.
Ujori
Entuziazmi do ju pushtojë gjatë gjithë kësaj dite dhe në tërësi gjërat do ju ecin mirë. Bëni vetëm pak kujdes nga hipokritët. Nëse jeni në një lidhje do keni vetëm momente të ngrohta dhe pasionante. Me partnerin do flisni lirshëm dhe nuk do keni tema tabu. Do mund t'i sqaroni edhe disa hatërmbetje të vogla. Ju beqarët do keni një vizion të qartë për atë që doni të bëni në të vërtetë dhe nuk do nxitoheni të dilni me këdo që do ju ftojë. Në punë do jeni shumë profesionistë dhe do e bëni çdo gjë si duhet. Do ndani edhe mendimet me kolegët dhe do bëni atë që është më e mira. Në planin financiar do jeni shumë optimistë dhe me pak këmbëngulje do arrini ta përmirësoni situatën.
Peshqit
Sot do jetë ditë shumë e përshtatshme për të ndjekur të gjitha ëndrrat që keni pasur. Gjithçka do ju ecë më së miri dhe nuk do zhgënjehen. Ju të dashuruarit do i merrni gjërat më seriozisht dhe do mendoni të jetoni së bashku. Përgatituni mirë sepse jo gjithçka është fushë me lule. Nëse jeni beqarë do mund të takoni persona të veçantë me të cilët ja vlen të hedhësh hapa. Në punë do iu jepet një detyrë e re e cila vërtet do ju lodhë më shumë nga zakonisht, por ama do ua ndriçojë edhe më shumë rrugën drejt së ardhmes. Në planin financiar do ketë goxha vështirësi, por falë disa miqve të specializuar në këtë fushe do ia dilni mbanë ta mbani situatën nën kontroll. /dritare.net

















