Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Horoskopi i datës 21 tetor 2019

Horoskopi i datës 21 tetor 2019
Dashi

Vërtet do ëndërroni shumë sot, por ama nuk do i shkëpusni asnjë moment këmbët nga realiteti prandaj nuk do ju ndodhin probleme. Ju që keni një lidhje, falë mbështetjes së Venusit do jeni plot sharm dhe plotësisht të vendosur për të krijuar një ambient sa më të favorshëm për dashurinë. Nëse jeni ende vetëm do keni shumë takime, por jo ndonjë gjë konkrete. Duhet ende të prisni pak kohë për ndryshimet e ëndërruara. Në punë do jeni pragmatikë dhe rigorozë. Ambicia nuk do ju mungojë dhe do arrini shumë lart. Sipas Dritare.net, në planin financiar, Saturni do shtojë shpresën për një përmirësim të dukshëm të të ardhurave. Edhe ata që iu kanë marrë borxh do ua shlyejnë.

Demi

Gjatë kësaj dite mëngjesi do jetë pak i turbullt dhe shume mendime do ju qarkullojnë mbi kokë. Gjithsesi me kalimin e orëve do jeni më të qartë dhe gjërat do ecin normalisht. Jeta në çift do të influencohet mjaft nga Jupiteri. Çdo problem apo tabu që keni pasur do të zgjidhet. Përfitoni nga kjo situatë për të folur për gjithçka pa pasur frikë dhe pa hezitim. Ju beqarët kësaj here do tërhiqeni nga persona shumë më të rinj në moshë. Nga njëra anë është më mirë kështu sesa të lidheni me dikë më të madh. Sipas Dritare.net, në punë ka mundësi të ndërroni pak drejtim, megjithatë rëndësi ka që t'ia dilni mbanë në çdo situatë. Me financat do iu mbështesë Plutoni. Gjithsesi kjo nuk do të thotë që ju nuk duhet të tregoheni të matur.

Binjakët

Do vazhdoni të keni shumë pikëpyetje edhe sot për jetën në tërësi dhe jo të gjithave do ju gjeni zgjidhje. Nëse jeni në një lidhje gjërat nuk kanë për t’iu shkuar mirë me partnerin. Keni kohë që jeni të stresuar dhe keni vështirësi në komunikim. Bëni çfarë të mundni për të ndryshuar sa më parë sjellje dhe pranojini gabimet e bëra. Hëna do ndikojë pozitivisht për ju beqarët. Ajo mund të sjellë edhe një takim shumë të këndshëm. Në punë Dielli do ju bëjë më të matur dhe më këmbëngulës. Nëse keni vënë disa objektiva sot do i arrini menjëherë. Ekuilibri financiar do të prishet nga Plutoni. Bëni kujdes nëse nuk doni të ngeleni me xhepat bosh.

Gaforrja

Sot Hëna dhe Marsi do iu japin shumë alternativa që ju t'ia dilni mbanë kudo. Do jeni shumë të frymëzuar dhe të bindur në vetvete. Venusi do kujdeset për jetën sentimentale te të gjithëve. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj do jetë e ngrohtë, sensuale dhe do mbizotërojë bashkëpunimi. Ju beqarët edhe pse do hasni disa pengesa do i shprehin ato që ndieni. Pritet një dite me shumë fat për ju. Në punë nuk duhet të nxitoheni shumë sepse në fakt gjërat do ju ecin më së miri dhe kolegët kanë besim tek ju. Sot do mundoheni të ruani një ekuilibër financiar  dhe do kontrolloni dëshirat për të shpenzuar pa kufij. Para se të veproni, mendohuni mirë.

Luani

Gjatë kësaj dite do jeni shumë më të motivuar dhe më të vëmendshëm. Vërtet do lodheni pak, por keni për të arritur shumë më lart nga sa e kshit menduar. Nëse jeni në një lidhje do bëni plane për të ardhmen dhe do e organizoni në atë mënyrë ditën që do përjetoni sa më shumë momente të lumtura. Për të gjithë ju që ende nuk e keni krijuar një lidhje, sot do jetë dita më e përshtatshme. Një person shumë interesant do iu dalë para në një moment kur të jeni vetëm. Në punë herë pas here do jeni të ngarkuar, por disa miq do ju mbështesin dhe do ju këshillojnë si duhet. Financat nuk do jenë aspak të favorizuara. Për këtë arsye nuk duhet të bëni shpenzime të mëdha.

Virgjëresha

Ka rrezik që Ujori t'iu nxitë të rebeloheni me çdo gjë dhe ndaj cdokujt sot. Me pak fjalë nuk do jeni aspak në humor të mirë. Nëse keni një lidhje do jeni me fat pasi parteri juaj është i kuptueshëm e i duruar dhe do ju qëndrojë pranë edhe kur të gaboni. Për ju beqarët ka mundësi të rikthehet një dashuri e vjetër, megjithatë në kushtet ku ndodheni më mirë mos hidhni asnjë lloj hapi. Në do e shprehni hapur pakënaqësinë me ato që do arrini dhe mundet të konfliktoheni me kolegët. Do ua hidhni fajin atyre për problemet që po ju ndodhin. Me shpenzimet do jeni të pakujdesshëm dhe situata do bëhet delikate.

Peshorja

Gjatë kësaj dite do ndiheni më të lirë dhe më në humor. Edhe rrugët e zëna më në fund do lirohen. Nëse keni një lidhje pritet që të sqaroni të gjitha keqkuptimet që kishin lindur së fundmi. Asnjë nuk do mund ta prishë më klimën e bashkëpunimit. Ju beqarët do jeni sensuale dhe sharmante më shumë se zakonisht. Do keni mundësi të njiheni me dikë që ka shume të përbashkëta me ju dhe nuk duhet ta lini t’iu ikë nga duart. Sipas Dritare.net, në punë do ndiheni më të qetë dhe do merrni përsipër të zgjidhni edhe çështje vërtet të rëndësishme. Do keni besim tek vetja dhe mbi të gjitha durim. Urani do iu beje më largpamës në fushën e financave. Do kurseni pak më shumë sot që të jeni më mirë nesër.

Akrepi

Sot asgjë nuk do mund t'iu ndalë të thoni atë që mendoni dhe të bëni atë që doni si në punë dhe në çdo plan tjetër. Shpesh mund të keni përballje  por nuk do dorëzoheni. Falë Venusit, ju të dashuruarit do kaloni një ditë shumë të mirë nëse ai nuk është i shenjës së virgjëreshës. Nëse ka këtë shenjë do keni debate dhe inate. Pasojat mund të jene edhe shumë të rënda. Ju beqarët nuk do e kërkoni me ngulm dashurinë, por ajo do vijë më e bukur sesa mund ta prisnit. Në punë vërtet do e keni të vështirë të përmbyllni disa kontrata të rëndësishme, por sigurisht që do ecni goxha përpara me projektet që keni nisur. Financat do jenë të mira. Pakësoni edhe pak shpenzimet dhe do keni më tepër ekuilibër.

Shigjetari

Për shkak të ndikimit të fortë të Hënës sot ju do kërkoni çdo gjë menjëherë. Çdo sekondë e ikur kot do ju duket një përjetësi që duhet ta shfrytëzonit. Nëse keni një lidhje mos u bëni tekanjozë dhe të paduruar sepse keni për të pasur vetëm probleme. Ju beqarët do jeni dominues në ambientin ku do qëndroni dhe të gjithë do i kenë sytë nga ju. Mund të merrni edhe propozime interesante. Në punë do merrni mbështetje dhe besim nga të gjithë kështu që gjërat do ju ecin më së miri. Nuk do zhgënjeheni aspak nga vetja. Gjendja e financave do lerë shumë për të dëshiruar kështu që mundohuni të kryeni vetëm shpenzimet e nevojshme.

Bricjapi

Neptuni do ju nxitë të reflektoni me kujdes në çdo moment dhe të mos bëni gabime. Do i vlerësoni  edhe këshillat e të tjerëve. Nëse keni një lidhje duhet patjetër të tregoheni akoma më të duruar. Partneri ju do pafundësisht, por ngarkesa profesionale ka bërë që të mos ju kushtojë vëmendjen maksimale. Nëse jeni beqarë mendoni gjerë e gjatë gjërat para se të hidhni hapa sepse nuk do ketë më kthim mbrapa. Në punë po u treguat pak të duruar do dilni më të fituar. Mundohuni që për çdo gjë të bashkëpunoni fort me kolegët dhe të mos mbani kokën mënjanë për problemet e së shkuarës. Gjendja financiare nuk do jete e keqe, përkundrazi mund të kryeni edhe ndonjë investim.

Ujori

Të gjitha aspiratat tuaja do kenë sukses sot. Në përgjithësi dita do jetë shumë e mirë. Për ju të dashuruarit do jetë ditë e mrekullueshme. Të dy me partnerin do bëni atë që është më e mira për lidhjen tuaj. Falë ndikimit të Venusit, specialistit të dashurisë, edhe ju beqarët do keni një ditë shumë harmonike dhe plot ngjyra. Nuk do mungojnë as momentet sensuale dhe romantike. Në punë do keni ide shumë të mira për të arritur atje ku dëshironi vetëm se do ju duhet pak ndihmë nga kolegët. Disa prej tyre do ju mbështesin edhe më shumë nga sa mendonit. Me financat do tregoheni më të matur dhe do eliminoni edhe çdo shpenzim të madh.

Peshqit

Marsi do ju bëjë edhe më energjikë gjatë kësaj dite. Do mendohen gjatë dhe do mundohen të zgjidhin edhe disa probleme të mbetura pezull. Nëse keni një lidhje të dy me partnerin do bëni çmos që ta përmirësoni situatën në çift. Edhe pse do keni shumë për të bërë, planetët do ua lehtësojnë gjërat. Nëse jeni beqarë, do jeni me ëndërrimtarë dhe do e prisni princin e kaltër t’iu bjerë nga qielli. Ky do jetë një gabim i madh. Po nuk kërkuat vetë nuk keni për ta gjetur asnjëherë. Në punë do ju aprovohet ajo që keni kërkuar dhe do fluturoni nga gëzimi. Tashmë do jeni edhe më të sigurt se gjërat nesër do jenë më mirë. Për sektorin financiar nuk do keni nevojë të shqetësoheni sepse ai do jetë i mirë. Gjithsesi tregohuni te matur me shpenzimet. /dritare.net