Të drejtuar nga emocionet ka mundësi që sot edhe të shpërqendroheni e të mos dini çfarë të bëni. Ju të dashuruarit do keni ndjenja vërtet të forta, por ato do i duken ekstreme partnerit. Kritikat e tij mund t’iu lëndojnë dhe do ju bëjnë të mbylleni në vetvete. Ju beqarët do keni plot mundësi për të flirtuar e për t’i bërë gjërat si duhet. Do ju duhet thjesht më shumë shtysë dhe inkurajim nga miqtë. Në punë do jeni të ndrojtur dhe pavarësisht se do dini të bëni çdo gjë që do ju kërkohet nuk do krenoheni dhe e nuk do thërrisni me zë të lartë. Sektori i financave nuk do ketë probleme serioze.
Demi
Sado që të luftoni gjatë kësaj dite për të ruajtur ekuilibrin dhe organizmin nuk do mund t’ia dilni dot mbanë. Ju që keni një lidhje do keni zënka dhe debate të forta me partnerin. Në disa momente situata do jetë aq e tensionuar saqë vetëm ndihma e miqve do ju nxjerrë nga katastrofa. Ju beqarët mos kërkoni që gjërat të ndodhin si me magji, por bëni edhe pak kohë durim. Sipas Dritare.net, në punë do merrni një lajm bombë që do ju mërzitë edhe më shumë. Mund të keni ndryshim pozicioni ose edhe pushim përfundimtar. Për të përmirësuar financat mos u merrni me gjëra jo ligjore sepse do i vuani gjatë pasojat.
Binjakët
Sot do jeni me humor shumë të mitë dhe të gatshëm për të bërë sa keni mundësi për ta ndryshuar jetën. Nëse keni një lidhje do bëni të pamundurën që ta mbani vetëm për vete partnerin dhe nuk do lejoni që të tjerët ta afrojnë pas vetes. Mundet të mos e lini as të shkojë në takime të rëndësishme pune çka mund te sjellje edhe disa debate. Për beqaret me ne fund do konkretizohen ëndrrat më të bukura dhe zemra do ndihet e përmbushur. Në punë do keni mbështetjen e yjeve dhe do i konkretizoni të gjitha planet e menduara. Do bëni shumë persona xhelozë, por mos e vrisni mendjen. Buxheti do jetë paksa më i mirë.
Gaforrja
Sot do jeni shumë të vëmendshëm ndaj çdo gjëje dhe do keni më shumë sukses. Nëse keni një lidhje do jeni shumë më sensualë dhe do bëni të pamundurën që të krijoni një atmosferë pasionante. Do doni ta bëni partnerin të ndihet si mbi re, por të kënaqeni edhe ju njëherësh. Nëse jeni beqarë do entuziazmoheni aq shumë nga një person saqë nuk do mendoheni gjatë për të pranuar propozimin që ai do ju bëjë. Puna nuk do ju ecë keq pavarësisht se dosa kolegë do mundohen t’iu nxjerrin keq para shefave. Financat do i menaxhoni me shumë maturi dhe nuk do ju dalin probleme.
Luani
Yjet këshillojnë ndryshim të disa zakoneve për këtë ditë në mënyrë që gjërat të fillojnë të përmirësohen. Nëse keni një lidhje jeta juaj do filloje të stabilizohet fale reflektimit, meditimit dhe largpamësisë që do tregoni. Mos lini pas dore as intimitetin. Ju beqarët do keni serish një dite te zakonshme dhe pa të reja. Nëse një ish partner ju kërkon të shoqëroheni sërish mos pranoni për asnjë arsye. Në punë do jeni të ngarkuar, por do e merrni këtë gjë si një sfidë që duhet ta kaloni. Për shpenzimet vendosni disa kufij sa pa qenë ende vonë. Gjendja financiare nuk do jetë e kënaqshme.
Virgjëresha
Venusi dhe Luani do sjellin shkëlqim në jetën tuaj gjatë kësaj dite dhe do ju bëjnë të përjetoni emocione të forta. Nëse jeni në një lidhje do keni shumë momente romantike, përkëdhelje dhe ledhatime. Në mbrëmje nuk do mungojnë as surprizat. Ju beqarët do keni takime vërtet cilësore prej të cilave do fillojnë lidhje serioze. Në punë mirë është që të reflektoni me kujdes para se të hidhni hapa edhe sikur të jeni plotësisht të bindur. Më mirë të parandaloni të papriturat e pakëndshme. Me shpenzimet do i keni punët keq dhe situata do ketë tronditje.
Peshorja
Për shkak të dëshirës së madhe për të arritur të gjitha objektivat sot mund të bëheni edhe irritues. Nëse keni një lidhje mos ja hidhni fajin partnerit për gjërat që nuk do ju ecin mirë sepse ai nuk do durojë shumë. Disa debate të vogla mund të mjaftojnë për të shkatërruar atmosferën e ngrohtë që ishte krijuar. Nëse keni një lidhje nuk do druheni aspak të bëni deklarata të forta edhe pse mund të keni dyshime se do refuzoheni. Në punë do kaloni një ditë “lufte”. Asgjë nuk do jetë e lehtë për t’u arritur dhe do keni kundër edhe kolegët. Sipas Dritare.net, në planin financiar sado të mundoheni nuk do arrini dot ta mbani situatën të qëndrueshme.
Akrepi
Kjo do jetë një ditë e përkryer për ju. Lëreni veten të lirë, hapeni zemrën dhe provoni gjëra të reja. Nëse keni një lidhje ka mundësi që partneri t’iu surprizojë herë pas here dhe shumë do bëhen xhelozë për fatin që ju ka rënë. Tregojini edhe ju atij sa shumë e dashuroni. Ju beqarët do e tregoni talentin sportiv dhe me anë të tij do tërhiqni më shumë vëmendjen. Në punë priten ndryshime, por jo shumë pozitive. Tregohuni të gatshëm të tentoni për çdo gjë edhe sikur në një moment të gaboni. Gjendja financiare ka për të pasur goxha përmirësime dhe kjo falë masave shumë të mira që keni marrë së fundmi.
Shigjetari
Yjet do i keni përherë pranë sot dhe në shumë momente do ju duket sikur asgjë nuk është e vështirë për t’u kaluar. Nëse keni një lidhje, rrjedha e gjërave do varen tërësisht nga sjellja që do keni me partnerin. Mos e acaroni atë dhe nga ana tjetër mos e lini asnjëherë pas dore. Ju beqarët duhet të jeni më të hapur ndaj personave të panjohur sepse asnjëherë nuk i dihet çfarë mund të fshihet pas tyre. Në punë do luftoni fort për të arritur atje ku dëshironi dhe përpjekjet tuaja do vlerësohen mjaft nga eprorët. Gjendja e financave nuk do jetë e shkëlqyer, megjithatë aspak e keqe.
Bricjapi
Do e keni te vështirë ta kuptoni veten gjatë kësaj dite dhe nuk do dini çfarë të bëni që të kënaqeni. Nëse keni një lidhje, dëshira për pavarësi nuk do pritet shumë mirë nga ai që keni në krah dhe në disa raste mund të lindin debate. Flisni me të hapur dhe sqarohuni. Nëse jeni beqarë do e keni të vështirë të merrni vendime sado që t’iu pëlqejë dikush. Në punë dita do jetë stimuluese, por disi e ndërlikuar. Do bëni përpjekje për të arritur objektivat pavarësisht sfidave që do ju dalin. Gjendja financiare do jetë shumë herë më ë mirë nga më parë falë një shumë të mirë që do merrni nga një punë e mëparshme.
Ujori
Sot do jeni shumë pozitivë dhe do keni dëshirë të besoni tek fati dhe lumturia. Nëse keni një lidhje dhe secili do respektojë pavarësinë e tjetrit, gjërat do ecin për mrekulli. Mund të përgatisni edhe surpriza ose darka romantike. Nëse jeni beqarë do keni një ditë të begatë e të mbushur me lumturi. Gjërat do ndodhin në mënyrë të paimagjinueshme dhe do ju mbushin me gëzim. Në punë merrini gjërat sa më shtruar dhe kini më shumë besim tek vetja pasi ashtu do arrini rezultate akoma më të larta. Financat do i mbani gjithë kohës të ekuilibruara.
Peshqit
Sot nuk do shqetësoheni për asgjë dhe do jeni përherë në mbrojtje. Nëse keni një lidhje nuk do përballeni me pengesa, përkundrazi shumicën e kohës do dashuroheni plot pasion me partnerin. Pasditja dhe mbrëmja do jenë shumë të ngrohta. Ju beqarët do jeni magnetikë dhe do ja shprehni pëlqimin çdokujt pa u druajtur aspak. Në punë jo çdo gjë do jetë e vështirë, megjithatë për më tepër arritje do ju duhet më tepër përqendrim. Do i përmbyllni pak e nga pak të gjitha detyrat. Financat as nuk do dini si t’i menaxhoni dhe gjendja do përkeqësohet. /dritare.net