Jeni shumë të ndjeshëm kur është fjala për përfundimin e punëve. Faktikisht jeni pak të padurueshëm, kur detyroheni të merreni me kolegët e shpërqendruar. Derisa ata janë duke menduar se ēka të bëjnë për fundjavë, ju jeni të vendosur të përfundoni një projekt. Kini kujdes ēmimin. Kur ta keni përfunduar punën, sigurohuni që ta shohë mbikëqyrësi juaj dhe t’ju vlerësojë. Etika juaj në punë do të shpërblehet me gradim, derisa askush nuk përpiqet të bëjë më shumë.
Demi- 21.04-20.05
Jeni tip që shpërndani ngrohtësi e bujari kudo që shkoni. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz kanë dëshirë të jenë afër jush. Edhe pse keni vëmendje të plotë, nuk e keni ndërmend të shkoni me të parin e kamur që ju del në rrugë. Në vend të kësaj do të kërkoni një profesionist sezonal që vlerëson gjërat e mira në jetë. Bashkë do të kaloni kohë të mirë jashtë dhe duke jetuar jetë të stilit të lartë. Tashmë jeni në një lidhje? Planifikoni një pushim festiv atraktiv me partnerin.
Binjakët- 21.05-20.06
Mos u shqetësoni nga takimi me njerëzit që ju kundërshtojnë. Fuqitë tuaja bindëse janë shumë të forta. Vetëm mos lejoni të mbërtheheni nga komplimentet. Je shumë të mirë për të zbërthyer logjikën e një kolegu. Duke u treguar efektiv, do të përfundoni një projekt në kohë të duhur dhe me buxhetin e duhur. Kur shefi juaj të shoh se si e keni përfunduar punën, do të fitoni promovim apo shpërblim. Një pushim shtesë do të ishte i mirëseardhur.
Gaforrja- 21.06-20.07
Nuk keni qëndrueshmëri për t’iu dorëzuar një rutine. Lini punët pak anash dhe kaloni më shumë kohë me të dashurin. Dashuria e partnerit tuaj do të ju japë inkurajim për të marrë një vendim të guximshëm. Rreziqet mund të jenë të frikshme por prapë duhet të merren. Jeni lodhur duke pritur momentin e duhur që të realizoni ëndrrat. Shtyrja e lumturisë personale është loja më e keqe që mund të luani.
Luani- 21.07-20.08
Edhe pse ju jeni shumë joshës, jeni edhe mjaft praktik. Do ta keni rastin të vendosni siguri në punë. Duke marrë një pozitë të mirë në një firmë ligjore, bankë apo kompani prodhuese, do të keni mundësi të paguani faturat por edhe të ndiqni ëndrrat tuaja. Nuk jeni tip që mund të jetoni me pak buxhet, prandaj duhet të shikoni për punë në ndonjë industri që paguan mirë.
Virgjëresha- 21.08-20.09
Jeni tip i vendosur sidomos sa i përket dashurisë. Nga zgjedhjet e shumta të admiruesve, do të ktheni shikimin kah një figurë e fuqishme autoritative. Edhe pse ka diferencë të madhe në moshë, kjo vetëm sa do të forcojë marrëdhënien tuaj. Mos dëgjoni dikë që do t’ju thotë se po bëni një gabim të madh. Ju gjithmonë keni mirëpritur këshilla për karrierë por kur është fjala për dashuri, është më mirë të ndiqni zemrën tuaj.
Peshorja- 21.09-20.10
Mos jepni përgjigje direkte për pyetjet e shumta ose do të futeni në telashe. Një figurë me autoritet është në luftë me dikë dhe ka dëshirë të bëjë shembull nga dikush. Mos hyni në këtë lojë artificiale. Nëse tregoni injorancë dhe bëni gabim të tmerrshëm, prisni pak dhe gjërat të kthehen në normalitet. Mungesa e trajnimit është pjesë e këtij problemi. Prisni disa javë para se të sugjeroni të gjithë të punësuarit tuaj që të ndjekin kurse për të shpejtuar procedurat me rregulloret.
Akrepi- 21.10-20.11
Njerëzit e kanë të vështirë t’ju njohin kur është fjala për shumë aspekte. Kohëve të fundit nuk e keni zbuluar karakterin tuaj të vërtetë para askujt, përveē dashurisë suaj. Kjo është arsyeja pse ndiheni bosh kur jeni beqarë. Duket sikur po e jetoni jetën në fragmente, në vend se ta përjetoni të plotë. Nëse tashmë jeni në një lidhje, kaloni më shumë kohë intime me partnerin tuaj, duke rrëfyer shpresat dhe ëndrrat tuaja të fshehta.
Shigjetari- 21.11-20.12
Nuk jeni shumë të impresionuar nga sugjerimet e një të afërmi, meqë po ju duken të dala mode. Nuk do të ju bënte keq nëse provoni një qasje më tradicionale për biznes. Shumë biznese që nuk përfshijnë luksin mund të tërheqin konsumatorë. Mënyra më e mirë për të ruajtur klientët besnikë është t’i trajtoni të gjithë si mbretër. Natyrisht duhet t’u jepni përparësi disa emrave më të mëdhenj, por njerëzit e tillë janë më të rrallë.
Bricjapi- 21.12-20.01
Është më mirë t’i qaseni në mënyrë të drejtpërdrejt një të afërmi apo fqinji. Nëse silleni me rrotulla nuk do të keni asnjë ndikim në sjelljen e tyre. Jeni tip që urren ashpërsinë por nganjëherë nuk ka ndonjë mënyrë tjetër për të rregulluar gjërat. Për fat të mirë, ky person do ta ketë të pamundur të injorojë udhëzimet tuaja. Kur dikush i thotë se duhet të ndalet, ai do të bindet. Të paktën, derisa jeni edhe ju prezent.
Ujori- 21.01-20.02
Jeni duke u përballur me konkurrencë të ashpër, por ju jeni kandidati më i talentuar nga të gjithë. Gjëja më e rëndësishme është të shfaqni aftësitë tuaja në një intervistë. Theksoni zellin, besueshmërinë dhe vizionin tuaj krijues. Jeni tip që punoni në mënyrë të pavarur. Punëdhënësi juaj kurrë nuk shqetësohet kur ju lë vetëm, meqë ju jeni person shumë produktiv. Mos keni frikë të kërkoni rritje rroge.
Peshqit- 21.02-20.03
Nuk jeni shumë të etur të përfundoni punën. Në të vërtetë ju më tepër preferoni t’i ngadalësoni punët vetëm sa për të mbajtur një projekt për kohë më të gjatë. Por shefi juaj nuk do ta lejojë këtë. Duhet të punoni më shumë për të mbijetuar në këtë treg. Bëhuni të sinqertë në punën tuaj e më pas shkoni në pushime. Një mik do t’ua ofrojë shtëpinë e vet të pushimeve.