Horoskopi i datës 10 nëntor 2019

Dashi

Dita e sotme nuk ka për të qenë shumë e mirë dhe gjithë kohës do ju mungojë besimi tek vetja. Për ju të dashuruarit mëngjesi do fillojë me vrull e me debate të zjarrta. Të dy palët do jeni kokëfortë dhe për asgjë në botë nuk do hapni rrugë. Ju beqarët duhet t’iu besoni pak më shumë miqve që do iu prezantojnë me disa persona sepse ata ju duan vetëm të mirën. Në punë do jetë Jupiteri që do ju mbështesë fort dhe do  ju ndriçojë mendimet. Ka mundësi që ju të arrini edhe më lart nga sa e kishit menduar. Mund t’iu bëhet edhe një propozim intrigues që nuk duhet humbur. Në planin financiar, po u treguat vigjilentë dhe po përfituat nga mbështetja e yjeve gjendja do ju përmirësohet tej mase.

Demi

Sot priten të merren vendime shumë të rëndësishme. Reflektoni me shumë kujdes sepse këto vendime do ua ndryshojnë përgjithmonë të ardhmen. Nëse keni një lidhje mundohuni të jeni sa më të hapur dhe bashkëpunues me partnerin. Po të shtoni edhe më tepër dozat e humorit çdo gjë ka për të ecur edhe më mirë. Sipas Dritare.net, ju beqarët nuk do i dëgjoni këshillat e miqve dhe mund të bëni gabime të pafalshme. Në punë, Jupteri do ju bëjë më ambiciozë, megjithatë për të ndërmarrë hapa gjigande më mirë të prisni edhe pak kohë. Propozimet që do ju bëhen duhet t’i mendoni me kujdes. Gjendja e financave ka për të qenë goxha e mirë.

Binjakët

Mbështetja e Saturnit dhe Uranit do ju bëjë të ndërmerrni edhe më shumë iniciativa dhe vendime sot. Karakteri juaj pasionant do dale me ne drite sot. Ju të dashuruarit do ia kaloni për mrekulli me partnerin tuaj dhe do e respektoni mjaft mendimin e tij. Nëse jeni beqarë duhet të tregoheni ashtu si jeni dhe të mos kërkoni të imitoni dikë tjetër. Vetëm kështu do bëni për vete personin që iu pëlqen. Në punë lodhja do jetë e madhe, por kjo nuk do ju pengojë aspak për t’i çuar deri ne fund objektivat që iu janë dhënë. Në planin financiar do përballeni me vështirësi goxha të mëdha. Nëse nuk merrni masat e duhura do keni mjaft probleme.

Gaforrja

Sot do kërkoni të bëni çdo gjë ndryshe pse jo edhe t’ia mbathni diku për të harruar të gjitha problemet që keni pasur. Klima në jetën tuaj në çift do fillojë të ngrohet. Do bashkëpunoni për gjithçka me partnerin tuaj dhe do i pranoni edhe kritikat. Në fund te fundit ai që iu do të mirën iu nxjerr në pah edhe gabimet. Pamja e jashtme do iu ndihmojë ju beqarët të tërhiqni vëmendjen e shumë personave. Përfitoni sa të mundeni. Në punë, nëse nuk doni të keni surpriza të këqija rrethohuni përherë nga aleatë besnikë dhe të zotë. Shtrëngojeni pak rripin në planin financiar nëse nuk doni të ngeleni me xhepat bosh.

Luani

Ditë e mbushur me tension ka për të qenë kjo e sotmja në çdo fushë. Shumicën e kohës do jeni të zymtë. Nëse jeni në një lidhje mos e acaroni kot së koti partnerin tuaj duke i shkuar kundra për gjithçka. Situata mund të ndërlikohet edhe më tepër sesa ju e kishit menduar. Jeta për ju beqarët do të ndryshojë tërësisht. Mund të keni një takim interesant dhe të mrekullueshëm që duhet ta shfrytëzoni. Në punë vetëm pas shpjegimeve të qarta të disa kolegëve me përvojë do mund t’i kuptoni gjërat. Financat nuk do jenë të mira. Do doni të shpenzoni për pamjen tuaj, por kjo nuk do jetë dita më e favorshme.

Virgjëresha

Sot do jeni shumë më të logjikshëm dhe do bëni edhe propozime mjaft interesante. Keni për të fituar edhe simpatinë e disave që nuk ju pëlqenin. Ju të dashuruarit do jeni më romantikë dhe me më shume imagjinatë. Po nuk patët frikë të provoni gjëra të reja do përjetoni edhe më shumë emocione. Ju beqarët do jeni me pasiononte dhe do kërkoni më të mirën për veten. Mundësitë do jenë të shumta dhe interesante. Në punë do jeni shumë më kreative  dhe intelekti që keni do ju bëjë të arrini majat. Keni për t’i arritur shumë më shpejt të gjitha objektivat që i keni vënë vetes. Ditë e shkëlqyer për financat. Mërkuri do iu ndihmojë të përmirësoni buxhetin dhe do bëni edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Peshorja

Sot do ju rikthehet entuziazmi dhe dëshira për të jetuar. Në çdo moment do ndiheni edhe më të frymëzuar për të ecur përpara. Jeta juaj në çift nuk do përballet as me tension dhe as me debate. Kjo ditë do jetë e qetë dhe pa probleme kështu që shfrytëzojeni sa të mundni duke qëndruar pranë atij që doni. Ju beqarët nuk do keni fat. Plutoni do krijojë mundësi për takime, por mos tentoni nëse nuk doni të lëndoheni. Sipas Dritare.net, në punë nuk do jeni të përjashtuar nga ndonjë surprizë e keqe. Ngarkesa e madhe do ju bëjë që ndonjëherë të mos i shihni gjërat me realizëm. Buxheti më në fund do ekuilibrohet. Disa të afërm mund t’iu bëjnë edhe surpriza të cilat do iu gëzojnë pa masë.

LEXO DHE :  Basha viziton bizneset e prekura nga tërmeti në Durrës: Dëmet me qindra, mijëra euro

Akrepi

Arsyetimi nuk do jetë pika juaj e fortë sot. Hëna dhe Plutoni shpesh do ju bëjnë të palogjikshëm. Nëse keni një lidhje mundohuni të jeni më të përgjegjshëm dhe t’i kërkoni falje atij që keni në krah për gabimet që keni bërë. Marrëdhënia mes jush do ketë më shumë përmirësime edhe nga sa vetë keni menduar. Ju beqarët do kenë takime vendimtare të cilat do ua ndryshojnë jetën përgjithmonë. Në punë stresi do ju pushtojë gjithë kohës dhe nuk do e keni shumë të lehtë të përmbushni objektivat që iu janë dhënë. Sido që të jenë financat tuaja sot është mirë të mos rrezikoni duke shpenzuar pafund.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite do jeni me humor shumë të mirë dhe do dini ta kontrolloni veten në çdo moment. Për ju që keni një lidhje dita do jetë mjaft e favorshme për të rregulluar njëherë e mirë problemet që keni pasur në çift. Për shumë gjera do reflektoni me më shumë kujdes dhe do kuptoni gabimet e mëdha. Ju beqaret do jeni pafund impulsive dhe ka rrezik që pjesa më e madhe të gabojë në zgjedhjen e partnerit. Në punë nuk do keni aspak dëshirë të merreni me projektet që keni nisur dhe do dëshironi të pushoni shpesh. Kritikat mund t’iu bëjnë edhe pak agresivë. Buxheti do dobësohet goxha për shkak të shpenzimeve të pamenduara që do kryeni.

Bricjapi

Do keni gjithmonë tendencë të uleni dhe të mos e acaroni atmosferën . Edhe pse e dini se keni të drejtë sërish do hapni rrugë. Ju që jeni në çift do e vendosni dashurinë tuaj para disa provave të vështira. Fatmirësisht gjithçka do kalojë me sukses dhe ju do ndiheni më të qetë. Nëse jeni ende vetëm, mundësitë për të pasur takime do të shumëfishohen. Jeni ju ata që duhet të përzgjidhni personat që iu përshtaten në perfeksion. Mos u nxitoni sepse ka kohë për gjithçka. Në punë do jeni shumë të gatshëm për të punuar në grup dhe asgjë nuk do ju ndalë për të arritur objektivat. Kolegët do jenë po aq të zotët sa ju. Për financat nuk do jetë një ditë e favorshme prandaj çdo hap duhet hedhur me kujdes.

Ujori

Sot do keni tendencë të ngatërroni çdo gjë dhe nuk do arrini dot atje ku doni.  Nuk ka për të qenë fiks dita që keni ëndërruar. Nëse jeni në një lidhje planetët do ua ndërlikojnë ditën dhe mund të kaloni mjaft vështirësi. Nuk jeni treguar shumë të sinqertë kohët e fundit dhe kjo po iu sjell probleme akoma më të mëdha. Për sa iu përket  ju beqarëve, do flirtoni pafund dhe mund të keni edhe një mundësi shumë të mirë për të takuar dikë. Në punë disa kolegë do ju kundërshtojnë fort dhe do mundohen t’ua prishin planet që keni bëtë, por falë Mërkurit mund të arrini dalëngadalë t’i kaloni pengesat. Mërkuri do e ndriçojë sektorin e financave dhe nuk do hasni asnjë pengesë. Mundohuni të përfitoni sa më shumë për të bërë edhe ndonjë investim.

Peshqit

Sot nuk do keni më një ditë të vështirë përkundrazi do ndiheni më të qetë e do bëni gjëra interesante.  Për ju që keni një lidhje, jeta sentimentale do marrë një tjetër kthesë. Do i harroni të gjitha debatet dhe mosmarrëveshjet që keni pasur me partnerin dhe do e shihni me optimizëm të ardhmen. Edhe ju beqarët do keni ndryshime mjaft pozitive. Përfitoni sa më tepër për të njohur persona të rinj. Në punë, toleranca e treguar ndaj disa kolegëve do japë frytet e veta. Mund të merrni edhe disa vendime të rëndësishme që do ua përmirësojnë të ardhmen. Gjithçka do shkojë mirë në planin financiar nëse ju tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet. /dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.