Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i datës 1 dhjetor 2017

Horoskopi i datës 1 dhjetor 2017
Dashi- 21.03-20.04

Do të zemëroheni shumë kur t’i jepni fund një konflikti. Është e rëndësishme të shtyni të gjitha vendimet e mëdha derisa nuk jeni në disponim të mirë. Një person që ka pozitë me autoritet po provon t’ju detyrojë të lini organizatën. Në vend se të bini në grackën e tij, bëjeni një tërheqje strategjike. Askush nuk do të mendojë keq për ju nëse largoheni nga konfrontimet. Keni pak për të humbur dhe pak për të fituar nëse ikni nga ky manipulues.

Demi- 21.04-20.05

Po ndiheni sikur jeni viktimë e sjelljes së keqe së dikujt. Rezistoni idesë që të bëni vërejtje negative prapa shpinës së dikujt. Nëse do të zgjidhni këtë problem, duhet ta përballeni me dikë. Është e mundshme që do të merreni me një person që është krejtësisht deluzional. Në këtë rast mënyra më e mirë për të gjetur shpëtim është të largoheni nga kjo situatë. Mendoni të pushoni gjatë, apo edhe të merrni disa ditë të lira nga puna.

Binjakët- 21.05-20.06

Një person do të shtiret dhe do t’ju përfaqësojë pa marrë leje. Reagoni sa më shpejt që të jetë e mundshme. Bëjani të qartë se askush s’mund të flasë për ju, sapo ta kuptojë ana tjetër se çfarë ka ndodhur, do ta shohin këtë koleg me shumë dyshim. Po përballeni me dikë që është shumë xheloz për arritjet tuaja. Ai po provon t’ua dëmtojë reputacionin duke përhapur fjalë të këqija. Mbrojeni reputacionin tuaj.

Gaforrja- 21.06-20.07

Mund të lini shije të keqe nëse flisni për të tjerët. Mënyra më e mirë për ta çuar para një projekt është t’i bindni të gjithë pjesëmarrësit se duhet të punojnë. Kjo mund të marrë më shumë kohë sesa ta lëshoni një urdhër por do t’ju shpaguhet më mirë. Nëse të tjerët dëshirojnë të investojnë në një projekt, duhet t’u jepni liri. Prezantoni faktet dhe pastaj bëni diskutime grupore për opsionet.

Luani- 21.07-20.08

Në vend se të komandoni nga qendra e vëmendjes, më mirë rrini nën hije. Një koleg që provon të ecë tutje është lodhur duke ju bërë konkurrencë. Nëse ia mundësoni t’i shpalosë dhuntitë e veta, do të krijoni raporte më të mira me të. Ka mjaft hapësirë për të gjithë. Kurdo që e keni një rast për të shndritur, i gjithë ekipi do t’ju mbështesë.

Virgjëresha- 21.08-20.09

Është koha të konfrontoni frikën që e keni fshehur nga të tjerët. Nuk është mirë të shtireni sikur gjithçka është në rregull, nëse po keni telashe apo ankthe. Duke përshkruar ndjenjat tuaja para njerëzve që ia vlen t’u besoni, do të merrni ndihmën që keni nevojë. Duke qenë të hapur të eksperimentoni me metoda alternative do të shpërqendroheni. Kurdo që e shpërqendroni mendjen, do të mund të merreni me një projekt sfidues. Keni shumë fuqi intelektuale.

Peshorja- 21.09-20.10

Një i afërm kontrollues po provon t’ju menaxhojë. Në vend se të ndani planet me të, mbani për vete. S’keni arsye pse duhet të merreni me kritikat e tij. Nëse vareni nga ky anëtar në aspekt financiar, provoni të shkëputeni. Blijeni një vend për vete, filloni bëni para dhe mbroni zgjedhjet tuaja. Po ashtu do të krijoni një dinamikë krejtësisht të re që u jep fuqi mbi situatën tuaj.

Akrepi- 21.10-20.11

Mos bini pre e planeve manipuluese të një fqinji. Ky person problematik po përhap thashetheme për të krijuar panik. Duke i demaskuar rrëfimet e tij një nga një, do ta kuptoni se nuk ka asgjë të vërtetë. Herën tjetër kur dëgjoni biseda të tilla, largohuni. Nuk është koha e duhur të ktheheni kundër të tjerëve. Është mirë t’i mirëprisni njerëzit e rinj dhe të krijoni njëfarë shpirti harmonie brenda komunitetit.

Shigjetari- 21.11-20.12

Mos lejoni që xhelozia t’ua prishë një lidhje. Nëse ndiheni të neglizhuar nga partneri, tregojini direkt. Nuk do të jetë e mirë të flisni me gjuhë të hidhur, por do të mund të bëni një bisedë emocionale. Kur partneri juaj e kupton që ju po kërkoni diçka krejtësisht të arsyeshme, do t’i ndërrojë prioritetet. Nëse jeni beqar, rezistojini idesë të përzieni punën me dëshirat private.

Bricjapi- 21.12-20.01

Dikush po përpiqet t’ju manipulojë sa u përket vlerave tuaja. Mos bini pre e një rrëfimi të rremë. Ju keni zemër të butë dhe mund të ndiheni keq. Ky person ka agjendë të keqe dhe ju mund ta refuzoni kërkesën e tij në një mënyrë të qetë e të sjellshme. Lutjet e mira do të kthehen në akuza të zemëruara, por nuk keni pse ta toleroni këtë sjellje të tmerrshme asnjë minutë. Largohuni nga skena.

Ujori- 21.01-20.02

Gjuha e trupit e një personi ju tregon gjithçka për ndjenjat e tij të vërteta. Në vend se të impononi një agjendë, tërhiquni shpejt. S’keni arsye ta detyroni veten të rrini me një person që dëshiron të rrijë vetëm. Mos u brengosni: ka plot të tjerë që i pranojnë propozimet tuaja. Është e rëndësishme të gjeni njerëz që janë të hapur për të eksploruar gjëra të reja. Nëse e detyroni dikë të ndjekë udhëzimet tuaja, nuk është fitore.

Peshqit- 21.02-20.03

Po e shpërbëni grupin për shkak të disa konflikteve. Prej kohësh ka pasur njerëz që janë detyruar ta mbyllin gojën për shkak të një lideri të paqëndrueshëm. Kjo duhet të kanalizohet në një skenë tjetër. Në vend se ta ndiqni këtë person të ashpër, është mirë që thjesht të largoheni bashkë me të tjerët. Personi në fjalë është i ashpër, por s’keni se si t’i ndihmoni.