Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Hormuzi! SHBA i vendos kushte Iranit!

e1bcc750-7a4a-11f1-8540-110da73337d9.jpg.webp

SHBA dhe Irani pritet të zhvillojnë këtë të shtunë bisedime në Oman për uljen e tensioneve në Ngushticën e Hormuzit. Uashingtoni kërkon që Teherani të deklarojë publikisht se ngushtica është e hapur për lundrim dhe të angazhohet se do të ndalojë sulmet ndaj anijeve tregtare.

Sipas mediave amerikane, Irani u ka pranuar privatisht zyrtarëve amerikanë se sulmet ndaj anijeve ishin një gabim, duke ia atribuar ato një grupi të brendshëm radikal. Presidenti Donald Trump ka konfirmuar se bisedimet do të vazhdojnë, ndërsa paralajmëroi se nëse Irani nuk plotëson kërkesat amerikane, "nuk do të ketë një rezultat të mirë" për Teheranin.

Negociatat do të udhëhiqen nga zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë JD Vance, Marco Rubio dhe Steve Witkoff, ndërsa Irani do të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm Abbas Araqchi.

Ndërkohë, Katari ka nisur një delegacion në Iran për të ndihmuar në uljen e tensioneve. Trump gjithashtu paralajmëroi se SHBA do të reagojë me forcë nëse realizohen planet e pretenduara iraniane për atentat ndaj tij.

Në qendër të bisedimeve mbetet garantimi i lundrimit të sigurt në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme të transportit të naftës në botë./BBC