
Historia tragjike e vogëlushes 8 vjeçare që humbi jetën në Manchester
Dritare.net

Saffie-Rose Roussos, ndërroi jetë pas plagëve të marra, gjatë shpërthimit në koncertin e këngëtares Ariana Grande, natën e kaluar.
Drejtoresha e shkollës “Tarleton Community”, Chris Upton, tha:
“Lajmi vdekjes së Saffie në sulmin e tmerrshëm, është një tronditje shumë e madhe për të gjithë ne dhe unë dua t’i dërgoj ngushëllimet e mija familjarëve dhe miqve të saj.
Thjesht mendimi që dikush mund të shkoj në një koncert dhe nuk kthehet në shtëpi, më thyen zemrën.
Saffie ishte thjesht një vajzë e vogël shumë e bukur në çdo aspect të fjalës. Ajo ishte e dashur nga të gjithë dhe mirësia e saj do të kujtohet përgjithmonë nga ne. Saffie ishte një vajzë e qetë dhe me një dhunti krijimi për tu admiruar.”
Prindërit e Saffie mendohet të drejtojnë një dyqan peshqish në Leyland, Lancs. Mamaja dhe dhe motra e saj e madhe, po trajtohen për lëndime të lehta në spitale të ndara.
Saffie është personi I dytë e cila konfirmohet të ketë vdekur, pasi më parë u konfirmua që viktima e parë e identifikuar ishte Georgina Bethany Callander, 18 vjeç.
Callander ishte një fanse shumë e madhe e këngëtares Ariana Grande, të cilën e kishte takuar në 2015./ dritare.net

















