Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Historia e jashtëzakonshme e Saderit: U rrita nga një baba me sindromë Down, krenar për familjen time!

Historia e jashtëzakonshme e Saderit: U rrita nga një baba me
Kur jemi të vegjël, dashuria dhe mbështetja që marrim nga prindërit bëhen gjërat më të rëndësishme në jetën tonë. Por e imagjinoni dot, sikur të kishit një prind, qoftë nëna apo babi me sindromë Down? Sader Issa, një 21-vjeçar nga Siria, është rritur nga babi me sindromë Down. Dhe Sader thotë se nuk do të ndryshonte asgjë te babai i tij, sepse ai e bëri njeriun që është sot.

Dritare.net ka sjellë për ju, historinë e kësaj familjeje që tregon se, kur një person është i gatshëm të luftojë, mund të arrijë çfarëdo gjëje që dëshiron. Është shembulli i qartë për të na treguar se, nuk ka rëndësi çfarë  thonë njerëzit ose sa e ndërlikuar mund të duket një situatë, sepse dashuria është e vetmja gjë me rëndësi në këtë botë.

Një histori jete, për t'u marrë shembull!

Saderi është krenar për rrënjët e tij. Fëmijëria e tij ishte e mbushur plot dashuri dhe mirësi, sepse babai gjithmonë përpiqej t'ia bënte jetën si të çdo fëmije tjetër, madje edhe më të bukur. Edhe pse për disa njerëz, kjo mund të jetë sfidë dhe shumë e  vështirë për t'u përballur, babai i Saderit u përpoq ta rriste djalin e tij në mënyrën më të mirë të mundshme dhe ia arriti.

Megjithëse mund të mendoni se, marrëdhënia midis Saderit dhe prindërve të tij është e ndryshme nga ajo e të të tjerëve, ai thotë se nuk është kështu. Është shumë e zakonshme nga ato që shohim ne sot.

Të gjithë bashkë, janë përpjekur t'i tregojnë botës se gjithçka është e mundur, dhe se ata mund ta ndryshojnë perceptimin e tyre për gjërat, nëse i shohin ata si një familje, në të cilën dashuria është gjëja më e rëndësishme.

Jad Issa, babai i Saderit, punon në një mulli afër shtëpisë së tij. Sader shpesh e ndihmon atë dhe e shoqëron në punë. Ai ka një jetë normale dhe njerëzit e respektojnë dhe e trajtojnë si kushdo tjetër, pasi gjithçka që ai di është sesi t'u dhurojë atyre dashuri të pastër, pa pritur asgjë në këmbim.

"Jam krenar për babanë tim. Gjatë gjithë jetës sime ai ka qenë mbështetja më e madhe. Ishte aty për mua, kur kisha nevojë.”, thotë Sader, shkruan dritare.net

Më e bukura është kur babai e prezanton Saderin me krenari me njerëzit e tjerë dhe u tregon atyre se, përkundër gjendjes së tij, e ka arritur qëllimin: të rrisë një njeri të mirë, i cili përpiqet të marrë atë që dëshiron.

Aktualisht, Sader është një student në vitin e tretë, për stomatologji. Dhe kur takon njerëz të tjerë, ky baba u thotë me krenari: "Djali im është mjek!" Sytë e tij të mbushur me krenari dhe gëzim, duket sikur thonë: "Po, unë jam me sindromë Down, por e rrita këtë djalë dhe bëra gjithçka me fuqinë time për ta bërë atë mjek dhe të ndihmojë të tjerët."

"Nëse gjyshja ime do të kishte qenë e bindur, për të mos e lindur babanë tim, unë nuk do të isha sot këtu, për t'ju treguar këtë histori të jashtëzakonshme.",- thotë Sader, i cili po përpiqet të bëjë një film për familjen e tij./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net