Na ndiqni edhe në

Marrëdhënie

Historia e çuditshme: Të fejuar, por bëjnë seks edhe me të tjerë

Historia e çuditshme: Të fejuar, por bëjnë seks edhe me
Një çift të fejuarish, ka vendosur që marrëdhënien e tyre ta bëjnë sa më të hapur. Që të dy mund të bëjnë seks edhe me persona të tjerë.

Kerri dhe Kristiana janë nga Plymouth dhe janë fejuar nëntorin e kaluar pas pesë vitesh lidhje bashkë.

Kerri, është në një marrëdhënie të hapur me të fejuarin e saj, Kristian dhe beson se kjo gjë ja ka forcuar lidhjen e tyre.

Ajo nuk ka dyshime, që Kristian është njeriu i duhur për të, por edhe e ka kuptuar kur ajo donte të eksperimentonte me njerëz të tjerë.

"Rregullat tona janë çelësi I suksesit dhe na ka dhënë edhe lirinë për të shijuar seks me njerëz të tjerë pa u ndjerë fajtor dhe xhelozë”, shprehet ajo.

Ata janë fejuar në nëntor të 2015 dhe çifti ka qenë në gjendje të ndajë dashurinë nga seksi, por në disa raste ata i thyejnë rregullat.

“Nëse situate nxehet ne mund të provojmë edhe treshen ose eksperimentojmë më një marrëdhënie të polarizuar.Por, kjo bëhet që asnjëri të mos bëhet xheloz. Unë e dua atë, por gjithmonë kam qenë kurioze si është të bësh seks me të tjerë. Ne, gjithmonë kemi diskutuar për këto gjëra sidomos për ndjenjat tona, ndaj arritëm në përfundimin që duhet të kishim një marrëdhënie të hapur, por me rregulla të rrepta”, tregoi Kerri për revistën"The Sun"./dritare.net