Na ndiqni edhe në

Histori Shqiptare

Majko: Në burgje ka më shumë njerëz të PS-së, por nuk e godasim SPAK-un

Majko: Në burgje ka më shumë njerëz të PS-së, por

Pandeli Majko i është përgjigjur Gazment Bardhit në Kuvend. Në fjalën e tij Majko tha se opozita nuk është e qartë për qëndrimin që ka për SPAK-un, pasi një pjesë prej tyre konsideron si organizatë kriminale dhe një pjesë tjetër beson tek ajo. Majko u shpreh se Partia Socialiste ka më shumë njerëz në burg dhe ata nuk po e godasin SPAK-un në krahasim me çfarë bëjnë dy deputetët që e quajnë dhe SKAP.



“SPAK-u është SKAP apo organizatë kriminale, apo duhet përkrahur në luftën e tij kundër korrupsionit. Doni të bëni revolucion nga rruga. Nëse sot rënkoni pse u tërhoqët nga zgjedhjet ishte një lëvizje anti-sistem. Të gjitha lëvizjet anti-sistem ju kanë nxjerrë nga sistemi. Njerëzit nuk duan të shohin aventurierë në krye të shtetit që nuk dinë se çfarë duan, dinë vetëm ti hypin kalit të pushtetit. Asnjë nga ne nuk ka sulmuar SPAK, ta godasë atë si organizatë kriminale, pse sepse ne respektojmë sistemin legal në Shqipëri. Ju keni vendosur të punoni jashtë sistemit, ju nuk keni të ardhme.”, tha Majko./K.C/dritare.net