Lahuta, shqiptare apo serbe? Flet historiani Sefer Duka!
Dritare.net

Lahuta thotë historiani Sefer Duka nuk është serbe, por shqiptare. Lahuta është njohur si vlerë kulturore e Beogradit, por historiani Duka e mohon që të ketë fakte për këtë, ndërsa shton se Shqipëria duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur vlerat e saj kulturore dhe historike.
View this post on Instagram
“Shumë vlera të historisë dhe popullit shqiptar kanë hyrë në pronësi të vendeve fqinje. Para disa kohësh u bë një debat i madh për lahutën. Lahuta është shqiptare. Histori pas historie, varg pas vargu flasim për lahutën por asnjë fakt nuk e tregon të jetë serbe. Serbët e kanë përdorur dhe e kanë propaganduar si të jetë vlerë e tyre. Ndaj duhet të punojmë për të ardhmen, sepse ne e dimë që lahuta është e jona, po brezi i ri, si do ta mësojë?
E ardhmja është brezi i ri dhe ky brez duhet informuar”, u shpreh zoti Duka.
Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun më poshtë./L.F-dritare.net