
Çfarë pasurish fshihen brenda Muzeut të Forcave të Armatosura!
Dritare.net
Muzeu i Forcave të Armatosura u hap në dhjetor 2023 në një territor të gjerë në Berzhitë, Tiranë.
Misioni i këtij Muzeu është të identifikojë, grumbullojë, përzgjedhë dhe të bëjë të aksesueshëm për personat e interesuar gjithë trashëgiminë ushtarake të FA të Republikës së Shqipërisë.
Ky muze tregon historinë e armatimeve shqiptare dhe dokumentet historike që nga koha e ilirëve deri në NATO, armatimet tona moderne.
Muzeu ekspozon disa qindra objekte historike të ndara në koleksione: Nga ilirët tek Abrit, Epoka e Skënderbeut, Pashallëqet, Pavarësia, Monarkia dhe Lufta Nacionalçlirimtare.
Mund të vizitoni Sallën Kryesore, Pavijonin e Traditës, Vitet 1940-1944, Luftën e Ftohtë, NATO-n dhe Forcat Detare dhe Ajrore.
Ato qe ju mund të shihni ne brendësi te pavioneve kryesore të muzeut janë kryesisht armatime, pajisje, dokumente, simbole etj. Shumë interes paraqet koha Komuniste, e cila ishte dhe periudha më e ethshme e armatimeve shqiptare.
Duke menduar për një lufte imagjinare kundër fuqive të huaja, dhe rrezikut imperialisto amerikan, ushtria shqiptare ka arritur kulmin e armatosjes së saj. Ushtria popullore numëronte në vitet 70-80 rreth 61 mijë forca ushtarake aktive dhe 260 mije rezerviste, pa përfshirë këtu forcat vullnetare. Sipas parimit çdo pëllëmbë e mbrojtur me ushtare, pikat mbrojtëse ishin rreth 2200 në gjithë territorin. Po kështu dhe edukimit ushtarak i kushtohej një vëmendje e madhe. Do gjeni në këtë muze, libra, armatime te shumta, modele sovjetike, kineze etj.
Ekziston edhe një ekspozitë në natyrë ku do të gjeni automjete, mjete të rënda luftarake, artileri, mjete ajrore dhe mjete detare. Në muzeun e Bërzhitës, vizitorët mund të shohin objekte të ndryshme të përdorura gjatë periudhës së diktaturës komuniste, duke përfshirë tanket T-34, avionët MiG dhe helikopterët e ndryshëm. Gjithashtu, ekspozita përfshin edhe armë dhe mjete të përdorura gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke treguar rolin e Shqipërisë në këtë konflikt global.
Një pavijon i veçantë është i kushtuar armatimeve antike dhe periudhës së rilindjes kombëtare, duke përfshirë kohën e Skënderbeut dhe periudhën e mbretërisë së Ahmet Zogut. Këtu janë ekspozuar objekte të tilla si topuzë, kobure dhe pushka të përdorura gjatë luftërave të ndryshme në historinë e Shqipërisë.
Ekspozimi dhe trajtimi i ekspozitave bëhet duke përdorur metoda të ndryshme, teknika dhe teknologji moderne të arritura përmes skenografisë, dekorimit, ndriçimit dhe konservimit. Muzeu i Forcave të Armatosura është në dispozicion të vizitorëve vendas dhe të huaj.
Ky muze ka zgjuar ndjeshmërinë dhe vëmendjen e qytetarëve, veçanërisht veteranëve, ushtarakëve aktivë dhe rezervë, historianëve, studiuesve, studiuesve, studentëve etj. Studentët e akademive ushtarake të profileve të ndryshme dhe gjimnazistët e të gjitha niveleve do të gjejnë kushte të përshtatshme për t’u vizituar dhe ndjekur zhvillimin e klasave për ngjarje me karakter ushtarak dhe historik./dritare.net

















