Na ndiqni edhe në

Histori Shqiptare

Apollonia, dritarja e Ilirisë drejt qytetërimeve të mëdha! Flet arkeologu Neritan Ceka!

Apollonia, dritarja e Ilirisë drejt qytetërimeve të mëdha!

Neritan Ceka, i biri i arkeologut të parë shqiptar, Hasan Ceka, u interesua për arkeologjinë që fëmijë, kur shoqëronte të atin në ekspeditat arkeologjike të Apolonisë. Gjatë një vizite në Apoloni së bashku me gazetarin Dritan Hila ai tregon për Dritare TV, si nisën gërmimet e para në Apoloni për ta restauruar nga e para, deri në krijimin e një parku arkeologjik!

Apollonia, dritarja e Ilirisë drejt qytetërimeve të mëdha!

“Unë e kam parë Apoloninë, të ndërtohet nga e para. Gjithçka ka qenë e rrënuar, siç e ka gjetur Leon Rey, arkeologu francez në vitin 1930. Për herë të parë në Apoloni kam ardhur me babanë, në vitin 1948. Ne rrinim te një shtëpi që i thonim ndryshe shtëpia e frëngut, që ishte vila e Leon Reyt. Erdha këtu dhe pashë një çudi sepse vija nga qyteti. Më bënë habi të gjithë gurët të cilët ishin të stolisur me ato shkronjat e pakuptueshme për mua asokohe. Ky ishte prezantimi im i parë me Apoloninë.

Apollonia, dritarja e Ilirisë drejt qytetërimeve të mëdha!


Ideja për ta ringritur ishte e Institutit të Monumenteve. Koço Zheku, ishte iniciatori i rindërtimit të monumenteve. Puna e parë e tij ishte pikërisht në Apolloni.

Apollonia, dritarja e Ilirisë drejt qytetërimeve të mëdha!

Kjo ka qenë një nga rindërtimet më të vështira. Kemi ruajtur të gjithë frontonin e tempullit, me gjithë arkitraun ku është shkrimi i famshëm i agonotetëvë. Është përkushtimi i dy djemve të një familjeje apoloniane, ia bënë qytetit të tyre.
Aty shkruhet që me rastin e inaugurimit, u bë një ndeshje mes 25 çifteve gladiatorësh. Një qytet ku konsiderohesh grek, ku gladiatorët quheshin barbari, ata kishin ruajtur autonominë. Ishte një qytet që vazhdonte me traditat helene të asaj kohe.

Ai vërteton që ndeshjet me gladiatorët bëheshin teatër si në Bylis, nuk kishin një amfiteatër.
Kjo ishte ideja për ta ringritur monumentin. Për të bërë restaurimin, që është bërë në mënyrë shumë korrekte dhe të saktë", u shpreh zoti Ceka në Dritare TV./L.F-dritare.net