
Hidhet shorti/ Ja kundërshtari i Realit në Champions League!
E Premte 13 Prill 2018, 20:08
Dritare.net

Fati i goglave ka vendosur që Reali do të përballet me Bayern Munchen, ndërsa Liverpooli do të luajë kundër Romës.
Kompeticioni më i rëndësishëm evropian ka hyrë në fazën më interesante pasi vetëm 2 skuadra do të synojnë biletën për finalen e madhe që do të zhvillohet në Kiev.
Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen me 24/25 Prill dhe ato të kthimit një javë më vonë respektivisht 1/2 Maj.
Finalja e madhe në stadiumin Olimpik, në Kiev do të zhvillohet 26 maj./d.m-dritare.net

















